SMUTHI ME ÇIÇIBANOZ

SMUTHI ME ÇIÇIBANOZ

Përbërësit e nevojshëm
·       2 banane të ngrira
·       10 luleshtrydhe
·       1/2 gotë ujë
·       2 lugë çaji me çiçibanoz
·       1 lugë çaji mjaltë
·       3 pika rum
·       ananas për dekorim

Përgatitja:
Vendosni përbërësit në një blender, më pas hidhini në një gotë dhe dekorojini me copa ananasi. Nëse nuk ju pëlqen kombinimi i rumit dhe çiçibanoz, provoni kakao dhe vanilje. Sasia e mjaltit varet nga malli juaj për ëmbëlsirat. Sigurohuni që të ngrini bananet për të shijuar si akullore – qëroni, mbështillni ato në letër alumini dhe vendosini në frigorifer për të ngrirë për rreth 3 orë.