Spinaqi

Spinaqi

Perim me gjethe gjelbërta që shpesh përmendet si një nga llojet kryesore të perimeve nga kategoria e ushqimeve të shëndetshme.

Ai është i mbushur me materie ushqyes, antioksidante dhe përbërës antikancer. Ai ka gjethe të brishta, të errëta dhe të gjelbërta, të cilat janë një përbërës i preferuar për kuzhinierët në mbarë botën. Spinaqi është i begatshëm me shumë fitomaterie ushqyese, të cilat mbajnë shëndet të mirë dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve.

Ai ka vlerë shumë të ulët kalori dhe është i pasur me një sasi të lakmueshme të fibrave të tretshme. Në 100 gramë spinaq gjendet rreth 25 % të kërkesave të përditshme të hekurit, një nga perimet më të pasura me gjethe të gjelbërta. Gjethet e freskëta janë burim i disa vitaminave vitale antioksidante, siç janë: vitamini A, vitamini C,dhe antioksidantët flavanoid polifenik, siç janë: lutein, zeaksantini, dhe beta-karoteni.Së bashku, këto përbërës shërbejnë si mbrojtje kundër radikalëve të lirë që lindin si pasojë e ndërveprimit me oksigjenin, i cili luan një rol të madh në zhvillimin e sëmundjeve dhe procesin e plakjes. Spinaqi në formë të freskët është më së shpeshti në dispozicion gjatë muajve të dimrit. Në shitore, blini gjethe të freskëta që kanë ngjyrë jeshile të errët. Shmangni gjethet që janë zbehur dhe lëshuara ose kanë pika të verdha.