SPINAQI dozë ditore shëndeti

SPINAQI dozë ditore shëndeti

 Lista është e gjatë e dobive shëndetsore nga ky perim i jashtëzakonshëm.Përfshihrë këtu shkojnë edhe shumë problemet e zgjidhura edhe nga heroi i njohur nga vizatimori Marinari Popaji cili të gjitha këto telashe i zgjidh vetë me një porcion spinaq, as më shumë dhe as më pak.

Sekreti i POPAJT?
Spinaqi, në gjuhën latineSpinacia oleracea është bimë njëvjeçare e cila supozohet se ka prejardhjen nga Lindja e Afërtku rritet si bimëvetërritëse.Edhepse mund të blihet gjatë tërë vitit, stina e tij zgjat nga Marsi e deri në Maj dhe nga Shtatori deri në Tetori,kur është më i freskët dhe më i shijshëm.
Ky perim, me teksturën e tij delikate dhe ngjyrën e theksuar të gjelbërt siguron më shumë materie ushqyese se sa cilido qoftë ushqim tjetër.Si thesar i vërtetë i materieve ushqyese ofronmarrëdhënie ideal të materieve ushqyese në raport me vlerën e tij kalorike.
Në përbërjen e tij të pasur mund të gjejmë kripra minerale siç janë: natriumi, kaliumi, kalciumi, fosfori, magnezi,zinku, jodi, bakri, vitaminat nga të cilët më i përfaqësuar janë vitaminat C, B1, B2, B6, vitmina E, vitamina K, acidi folik dhe vitamina A.Përveç kësaj, përmban edhe klorofil, aminokiselina siç janë arginini dhe lizini, por dhe lipide, proteina dhe fibra tietale të nevojshme për mirëmbatjen e ushqimit.Përveç kësaj, spinaqi është burim i begatshëm i hekurit.

Disa arsye më shumë që spinqi të bëhet pjesë e ushqimit tuaj të përditshëm:

1.    Ka ndikim antioksidues dhe antindezës
Spinaqi është i pasur me flavonoide dhe karetonoide të cilët ndikojnë në mënyrë antioksidanse dhe antindezëse. Ky është burim i shkëlqyer i materieve ushqyese si vitamina C dhe E, beta-karoteni, mangani,zimkudhe seleni, të cilët e mbrojnë organizmin nga sëmundjen që kanë të bëjnë me stresin antiosidativ.

2.    E redukton shtypjen e gjakut
Spinaqi është i pasur me kalium, por përmban pak natrium.Raporti i sasive të këtyre mineraleve është i rëndësishëm për shtypjen e gjakut, sepse kaliumi e redukton, kurse natriumi e rrit shtypjen e gjakut.Acidi folik, i cili përmban spinaq, ndihmon në rregullimin e hipertensionit dhe relaksimit të enëve të gjakut,me çka mundësohet mirëmbatja e rrjedhjes së duhur të gjakut.

3.     Mbron të pamurin
Spinaqi është i pasur me lutein, i cili është i pranishëm kryesisht në pigmentet e syve. Si antioksidans i theksuar ka ndikim të madh mbrojtës të bebëzës.Prandaj, përfshirja e spinaqit në ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë shumë e dobishme për mbrotjen e të pamurit. Spinaqi, poashtu, është shumë i pasur me vitaminën A, prandaj është shumë i dobishëm edhe për individët me shikim të dobësuar. Konsumimi i lëngut nga spinaqi dy herë në ditë e përmirëson të pamurin.

4.     E përforcon imunitetin
Një gotë spinaq e plotëson konsumin e rekomanduar ditor të Vitaminës A, e cila jo vetëm që i përforcon „pikat e dobëta“ të imunitetit, rrugët e frymëmarrjes dhe traktin urinar, por njëkohësisht është edhe komponentë e rëndësishëme e qelizave të bardha të gjakut të cilat luftojnë kundër infeksioneve.

5.     Për lëkurë të shëndoshë dhe të re
Vitamini B i cili gjendet në spinaq ndihmonë në mirëmbatjen e fortësis së lëkurës.Spinaqi, poashtu, e ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, duke përfshirë edhe rrezet UV. Me këtë spinaqi e redukton rrezikun nga kanceri në lëkurë dhe na mundëson që të kemi lëkurë të shëndoshë.
Spinaqi e mbron lëkurën nga plakja dhe jep pamje rinore.

6.     I mbron eshtrat
Një gotë spinaq të përgatitur përmban më shumë se 200% nga sasia e rekomanduar ditore e vitaminës K. Vitamina K ndihmon në parandalimin e shpërbërjes së eshtrave.Për shkak se është burim i begatsghëm me kalcium, rekomandohet edhe te individët me osteoporozë.Mineralet tjera siç janë mangani, bakëri, magnezi, zinkudhe fosfori të cilët janë të pranishme ndihmojnë ndërtimin e eshtrave të forta.

7.     Kundër anemisë
Si burim i shkëlqyer i hekurit, spinaqi është një nga produktet e zgjedhjes së parë kur bëhet fjalë për prevenimin dhe ndihma në shërimin e anemisë fillimisht te fëmijët, adoleshentët dhe gratë shtatzëna.

8.    Diabeti
Magnezi, i cili gjendet në spinaq, ndihmon në prevenimin e komplikimeve të cilat e shoqërojnë sëmundjen e diabetit.Konsumi i rregullt i spinaqit i stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalon ndryshime të mëdha në nivelin e sheqerit në gjak.

9.     Për trejte të mirë dhe linjë të bukur trupore
Një gotë spinaq përmban 20% fibra dietale të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit, pengojnë kapsllëkun dhe përmbajnë koncentrime të ulëta të sheqerit në gjak.

10.  Në luftën kundër kancerit
Hulumtimet tregojnë se e redukton rrezikun nga kanceri për 34%.Vitaminat A dhe C, fibrat dietale, acidi folik, magnezi dhe 3 lloje tjera të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër kancerit, sidomos kundër kancerit në zorrën e trashë, mushkëritë e bardha dhe kancerit në gji. Është dëshmuar se është shumë e rëndësishme për parandalimin e kancerit në prostat.

 

Këshillat për gatim 

Si burim natyror i shëndeti dhe bukurisë në kuzhinë nuk duhet të anashkalohet, dhe përdoren vetëm gjethe të freskëta dhe të buta me bishta të shkurtë. Bishtat e gjatë janë shenjë që bima është e vjetër.Gjatë përdorimi të çdo gjethi duhet të pastrohet mirë me ujë të ftohtë. Spinaqi nuk duhet të lihet të qëndroj në ujë! Më së miri është të përgatitet në avull ose shkurt të zbardhohen. Paszbardhimit, më së miri është që gjethet të spërkaten me ujë të ftohtë, sepse në këtë mënyrë do ta ruajnë ngjyrën e gjelbërt të errët, kurse edhe sasia e nitrateve do të ulët deri në 70%.
Gjethet e freskëta dhetë papërgatitura mund të përdoren për sallatë.Bishtat duhet të largohen, sepse përmbajnë acid oksal. Nëse konsumohet i freskët mirë është të aromatizohen me vaj ulliri dhe lëng limoni ose të kombinohet me kos/jogurt(në këtë mënyrë oksalatet e pranishme lidhen për acidin qumështor dhe hudhen nga organizmi).
Kur përgatisni spinaq, rekomandiohet që uji ku është zier spinaqi të derdhet sepse është e ngopur me nitrate.
Gjithmonë përgatisni aq sa mund të hani gjatë ditës. Pjesa e ngelur do të duhet të hahet e ftohur ose të hudhet, sepse perimi njëherë i përgatitur me nxehje nuk rekomandohet që sërish të nxehet (gjatë ngrohes së dytë krijohen nitrate të cilat nën ndikimin e bakterieve në zorrën e trashë shëndrohen në nitrozamine, të cilat sërish ndikojnë në mënyrë kancerogjene).
Individët që kanë probleme me funksionin e veshkëve duhet të evitojnë përdorimin e spinaqit për shkak të përmbatjes së oksalateve të cilët te këto individ mund të shkaktiojnë vështirësi shëndetsore.Te individët me funksion të çrregulluar të gjëndrave mbrojtësepoashtu, nuk ju rekomandohet, sepse përmban përbërës që ndikojnë në punën e tyre.