SPORTI NË PERIUDHËN E VERËS – ku duhet ta përqendrojmë vëmendjen

SPORTI NË PERIUDHËN E VERËS  – ku duhet ta përqendrojmë vëmendjen

Vera e gjatë e nxehtë me vete sjell edhe momentet e mira në plazhë, por pikërisht këtu qëndron edhe aspirata që të kemi një pamje më të mirë dhe më të shëndoshë të trupit tonë.Sportimi çdo ditë mund të na ndihmoj që ta arrijmë pamjen e dëshiruar, kurse periudhën e verës kjo patjetër të zbatohet me shumë kujdesTemepraturat e larta dhe rritja e lagështisë në ajër në mjediset e jashtëme, ndikojnë mbi funksionet e tërë organizmitGjithsesi në periudhën e verës duhet t’i kushtojmë vëmendjse se si ta evitohet nxehjen e tepërt dhe dehidratimin e organizmit.

Të ushqyerit gjatë periudhës së verës si imperativ për barazpeshë të përsosur

Përdorimi i ushqimit të lehtë dhe pa yndyrë gjatë verës është parakushti i parë për përgatitjen e përshtatshme për sport.Vëmendje të veçantë duhet t’ kushtojmë hidratimit të përshtshëm të organizmit gjatë aktiviteteve sportive. Pavarsisht nëse bëhet fjalë për sport proefsional ose reakreativ, gjithmonë duhet të evitohet domino efekti i dehidratimit.Gjithmonë është e nevojshme të konsumohen aq lëngje sa humben gjatë aktivitetit sportiv. Kjo mund të arrihet me disa matje rutinore të peshës së trupit para dhe pas ushtirmeve. Konsumoni shumë perime dhe pemë stinore, drithra të plotë dhe perime bishtajore. Në këtë mënyrë do të konsumoni materie të mjaftueshme ushqyese, sidomos vitamina, minerale, elektrolite, fije bimore dhe ujë.
Zgjedhja e robave?
Shfrytëzimi i robave që e pengojnë avullimin e djersës, e rrit rrezikun nga rritja e temperaturës në trup. Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e materialit, verës vendosni për roba të lehta të pambukut ose roba specifike ose materiale që mundësojnë frymëmarrjen e papenguar të lëkurës. Gjithsesi mbani roba me ngjyra ndriçuese të cilat nuk e absorbojnë dritën, mbrojeni kokën me kapelë dhe lyhuni me krem mbrojtës nga rrezet.
Këshillë:Shfrytëzoni roba të lehta që mundësojnë reflektimin e nxehtësisë.


Ushroni me masë, asnjëherë mos e mbingarkoni trupin tuaj

Kur dhe çka të sportohet në periudhën e verës?

Gjithsesi periudha e verës është periudhë kur dëshirojmë më shumë se kurrë të sportojmë në hapësira me çka do t’ju ikim sallave sportive.Notimi, ecja, ngitja e bicikletës, ushtrimet kardio dhe kondicionere pranë lumit, liqenit ose detit janë gjëra që në të vërtetë na mbushin me energji. Por, edhe kjo me shumë kujdes duhet të praktikohet.Gjithmonë ushtroni në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të pasditës, shmangni ekspozimin direkt në diell në rrezet e fuqishme të diellit. Nxehtësia madje edhe më kokëfortët mund t’i sbraps nga idea e daljes jashtë dhe të sportojnë. Sërish, nëse i respektoni të gjithjë masat mbrojtëse, sporti në verë mund të ju bëhet sfidë dhe kënaqësi.
Dëgjoni trupin tuaj
Si gjithmonë, rregulla e artë është ta dëgjoni trupin tuaj dhe të mos tejkaloni kufijt e mundësive tuaja.Ushtroni me masë, asnjlherë mos e sfilitni trupin tuaj. Ndonjëherë, sporti me dhimbje dhe dobësi janë pjesë të procesit të sportimit, por poashtu me rëndësi është të bëjmë dallimin se çka është më e mençur dhe më e sigurt. Me rëndësi të madhe është edhe përgatitja e përshtatshme para se të filloni me ndonjë aktivitet sportiv. Në këtë mënyrë do ta mbroni trupin nga tërë ndikimet negative që i sjell trupi jo i duhur dhe i lodhur në të cilën do ta detyroni. Një nga pasojat më të shpeshta nga përgatitja e papërshtatshme është lëndimi sportiv  i cili do t’ju pamundësoj që të kënaqeni në rekreacinin sportiv veror. Vetëm kështu mund të keni shëndet afatgjatë dhe jetë aktive .