Karantina arriti të kthejë disa nga shtëpitë në palestra, gjë që është e shkëlqyeshme, sepse shëndeti fizik është bërë përparësia jonë. Imuniteti i fortë është një masë e madhe parandaluese kundër Covid-19. Po në lidhje me shëndetin mendor? A ka nevojë truri juaj për palestër? Do të ishte e dëshirueshme, sepse ushtrimi fizik është më i lehtë kur përcillet nga mendime të ndritshme.
Ushtrimet për trurin, si dhe ato për trupin, janë më efektive nëse i kryeni ato rregullisht. Çfarë pritet saktësisht nga ju? Të merrni frymë, të mësoni të shprehni mirënjohje, të thithni mendime pozitive, të rrëfeheni kur e keni të vështirë – praktika që vazhdimisht do të rezultojnë me një mendje të fortë dhe të qëndrueshme.
Për udhëzime të sakta, instaloni aplikacionin celular Happy Not Perfect, i cili është bërë nga një ekip ekspert ose provoni me ndonjë aplikacion të ngjashëm, zgjedhja është e madhe. Se kjo me të vërtetë funksionon në praktikë, pohon neuro-shkencëtarja Dr. Elena Antonova, e cila ligjëron në Kolegjin King. “Sa më shpesh të përsërisni një sjellje të caktuar, aq më shumë ka të ngjarë të formohet si zakon si një model i ri i trurit i cili do ta zëvendësojë atë të mëparshmin,” shpjegon ajo.
Qëllimi përfundimtar është të zëvendësoni zakonet e këqija mendore me ato të mira. Nuk keni nevojë për një aplikacion që ju kujton të merrni frymë ose të vlerësoni momentet? Në rregull, por të kesh atë në telefonin tënd do të krijojë një ndjenjë detyrimi ashtu si stërvitja e paguar në palestër.