STËRVITJE Me intensitet të lartë VS me intensitetit të ulët

STËRVITJE Me intensitet të lartë VS me intensitetit të ulët
Stërvitja me intensitet të lartë Stërvitja me intensitet të ulët
80% është ritmi maksimal i zemrës që duhet të arrini në mënyrë që stërvitja ose ushtrimi të numërohet në kategorinë e stërvitjes me intensitet të lartë. VS 65% është ritmi maksimal i zemrës që duhet të synoni gjatë stërvitjes me intensitet të ulët për të arritur në pikën e shkrirjes së dhjamit.
Gjatë stërvitjeve intensive dhe anaerobe, muskujt që forcohen shpejt janë ata që bëjnë të gjithë punën. Ju duhet t’i angazhoni pikërisht ata muskuj për të fituar fuqi dhe forcë.

Çfarë thotë shkenca?

Stërvitja me intensitet të ulët përfshin çdo formë kardio që ju mban në një ritëm të qëndrueshëm. Muskujt të cilët ngadalë shtrëngohen, furnizohen me energji vetvetiu, kështu që stërvitjet mund të zgjasin më shumë.
Metabolizmi vazhdon të djegë kalori pas një seance stërvitjeje. Një stërvitje me intensitet të lartë në ditë është e mjaftueshme për të djegur 5% të shtresave të yndyrës për 45 ditë.

Të mirat në to

Seancat e rregullta kardio forcojnë zemrën dhe mushkëritë dhe ju bëjnë më elastik. Një studim i vitit 2013 zbuloi se një qasje më pak agresive ndaj stërvitjes çon në suksesin afatgjatë.
Meqenëse nga njerëzit kërkohet të japin më të mirën e tyre, fillestarët e konsiderojnë këtë lloj stërvitjeje jashtëzakonisht të vështirë. Rreziku i dëmtimit është i lartë, veçanërisht nëse keqvlerësoni kapacitetin tuaj.

E keqja në to

Nëse nuk jeni adhurues i stërvitjes me intensitet të ulët, mund të duket si një detyrim. Kërkimet nga Universiteti i Floridës zbuluan se ata që ndryshojnë stërvitjet e tyre kënaqen me stërvitjen 45% më shumë se ata që stërviten rregullisht.
Një meze me proporcion 1: 3 me karbohidrate dhe proteina brenda 30 minutave pas mbarimit të stërvitjes, është e shkëlqyeshme për rimbushjen e rezervave të energjisë dhe rikuperimit. Vlera ushqyese Të uritur apo të ngopur? Sipas një studimi, nëse stërviteni me stomak bosh do të digjni 20% më shumë yndyrë. Plus, vakti është shumë më i shijshëm pas stërvitjeve.
Stërvitja me intensitet të lartë stimulon prodhimin e hormoneve të rritjes, testosteronit për rritjen e muskujve dhe endorfinave dhe adrenalinës që do t’ju ndihmojnë të mbani ritmin tuaj. Përmirëson aftësinë e trupit për të përdorur yndyrën si burim energjie. Mendimi i ekspertit Për shkak se nuk është aq mizor me trupin, stërvitja me intensitet të ulët është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar aktiv dhe për të djegur dhjamin gjatë shërimit. Por nëse mbështeteni vetëm në të, mbani në mend se trupi përshtatet shpejt me lëvizjet dhe ritmin e tyre, kështu që efektet janë të kufizuara.

 

Stërvitja me intensitet të lartë është për fitimtarët!
Djegia e dhjamit bëhet në ingranazhin e pestë për një kohë shumë të shkurtër. Po, të nesërmen gjithçka do t’ju dhemb, por këtu po flasim për djersitje të vërtetë.