SUPË NGA KAROTA, CELERI DHE MOLLA

SUPË NGA KAROTA, CELERI DHE MOLLA

Përbërësit e nevojshëm
·       1 rrënjë selino më e vogël (280 g)
·       1 karotë (150 g)
·       1 qepë
·       2 mollë më të vogla
·       150 ml ajkë për gatim
·       3 lugë vaj ulliri
·       pak xhenxhefil, kripë dhe piper
·       kube të thekura të bukës

Përgatitja:
Në vaj ulliri skuqim qepën e prerë ose grirë në rrethe. Qëroni pjesën tjetër të perimeve dhe mollëve, prerë ato në kube dhe i shtoni qepës sapo kjo të merr formë qelqore. Ziejini pak, pastaj shtoni rreth 1,75 litra ujë ose mjaftueshëm për të mbuluar perimet. Qëroni xhenxhefilin, afër 2 cm, dhe rendoni të njëjtin në supë. Gatuajini së bashku për rreth 30 minuta. Pasi perimet të jenë të buta, hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni. Aromatizoni me kripë dhe piper. Kthejeni supën në zjarr, hidhni ajkën dhe lëreni të vëlojë. Servoni me kube buke.