Një nga problemet shëndetësore te njeriu bashëkohor, i cili lidhet me punën dhe mënyrën e jetesës është sindromi i syrit të thatë. Kjo sëmundje shfaqet me dëmtimin e cilësisë dhe sasis së filmit të lotit. Filmi i lotit kontribon në shëndetin e sipëfaqes së syrit dhe në cilësinë e shikimit. Këtu përmbahen shumë faktor mbrojtës, të cilët sigurojnë mbrojtjen e sipërfaqes së syrit nga infeksionet virale dhe bakteriale. Funksioni i tij është që vazhdimisht të pastroj syrin nga pluhuri, grimcat dhe alergjenet nga mjedisi rrethues. Fatkeqsisht, ky sindrom mund të shkaktohet nga shumë faktorë, të cilët krijojnë parakushte për manifestimin e shpeshtë te njerëzit me mosha të ndryshme.
Faktorët më të shpeshtë të cilët e shkaktojnë sindromin e syrit të thatë përkojnë me mënyrën në të cilën njerëzit jetojnë, si puna e gjatë me kompjuter, të shikuarit e televizionit, leximi, vozitja e automobilit dhe mbatja e thjerzave. Pastaj, këtu përfshihen edhe faktorët të cilët përkojnë me mjedisin ku jetojmë, si ajëri i thatë (vendet e klimatizuara, radiatorët), shkuja dhe ndotja atmosferike. Poashtu, ky sindrom mund të ketë edhe etiologji fiziologjike, si ndryshimi hormonal (menopauza), diabeti, artriti rematoid, procesi i plakjes dhe shumë të tjerë. Intervenimet kirurgjike në sy shpesh lidhen me këtë sindrom.
Simptomet e përgjithshme të sëmundjes syri i thatë janë: sy të lodhur, skuqje e syve, ngathtësia e syve, ndjenja sikur keni rërë në sy, ndonjëherë dhimbje kur i hypni synë në mëngjes, mos tolerimi i therrjzave, dhimbje të mprehta në sipërfaqet e syrit, shikimi i turbullt ndonjëherë (i cili përmirësohet nga dridhja agresive e syve), kurse ndonjëherë kemi edhe kruarje.
Trajtimi i sindromit të syrit të thatë është i pashmangshëm sidomos për të përmirësuar qetësinë e syrit. Mos rehatia kronike e syrit shkakton shqetësim ose nervozë te pacientët dhe redukton cilësinë e jetës së pacientëve. Situatat kritike të tharjes të cilat shfaqen kryesisht te shëndeti i sipërfaqes së syrit shkaktojnë dëmtimin ose lëndimin e epitelit të cipës ose kornesë dhe shkakton keqësimine shikimit.
Trajtimi i sindromit të syrit të thatë zbatohet me anë të pikave, të cilat njihet si lotë artificial. Lotët artificial rekomandohen për lyrosje, të cilët shumë shpejtë dhe në efikase largojnë këto simptome.
Por më e rëndësishme është qëtë kuptohet se syri i thatë mund të jetë arsyeja për shumë ndjenja të pakëndshme subjektive në sy, por në vend se të traumatizoheni, vizitoni mjekun e syve dhe filloni me trajtimin e shpejtë me lotë artificial, i cili shumë shpejtë do t’i zbus problemet dhe do të mundësoj qetësinë psiqike dhe të syrit.
Asis. d-r. Kristijan Duma