Syzat për diellë janë pajime më të rëndësishme moderne të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm:mbrotjtja nga ndikimi dëmtues i rrezeve të diellit! Përse është me rëndësi të zgjedhim syza cilësore për mbrojtje nga dielli?
Rrezet e diellit mund të dëmtojnë syrin
Drita e diellit paraqet energjinë e cila absorbohet ose thithet nga syri,duke shkaktuar reaksione biokimike të cilat mund të rezultojnë në dëmtime afatgjate nëse ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit të cilat syri ynë nuk mund t’i përballoj.
Rrezatimi ultravjollcë (UV)i cili nuk mund të shihet nga syri i njeriut, drita intenzive ndriçuese dhedrita e kaltërttë cilat krojohen nga reflektimi i dritës nga sipërfaqet me ujë, rërë, borë dhe asfalt, mund të rezultojnë edhe në dëmtime afatgjate të disa elementeve të cakuara të syrit:degjenerimi makular, perdja (katarakta), mplakja e përshpejtuare rretinës etj.
Syzat për diellë
· Syzat e zgjedhura si duhet për diellë duhet t’ju mbrojnë sytë nga rrezet UV.
· Syzat duhet të jenë të përshtatshme për mbajtje dhe nuk duhet të pengojnë shikimin.
· Syzat shumë të errëta për diellë shkaktojnë zgjerim të bebëzave dhe mundësojnë ekspozim më të madh të syrit ndaj rrezeve UV të cilat mund të rezultojnë në pasoja afatgjate.
· Syzat e polarizuara i mbrojnë sytë nga refletkimi cili ndodh nga sipërfaqet me ujë, borë, rërë dhe asfalt.
Masat për mbrojtje të syve
· Domosdoshmërisht syza me shenjën „100% mbrojtje UV“.
· Mbani kapelë me strehë për mbrojtje plotësuese.
· Syzat me qelq të polarizuar janë të domosdoshme për vozitësit dhe sportistët profesional, të cilët më shumë kohë kalojnë në ujë dhe borë.
· Individët të cilët kanë implantuar thjrrëza, domosdoshmërisht duhet të mbajnë syza të volitshme në konsultim me oftalmologun.
· Bleni syza në shitore të specializuar të cilat garantojnë cilësi.