Tartë integrale franceze

Tartë integrale franceze

Përbërësit e nevojshëm për brumin:

  • 180 g miell integral
  • ½ lugë çaji kripë
  • 125 g gjalpë
  • 1 vezë e madhe

Përbërësit për mbushjen:

  • 200 g proshutë të prerë në kube
  • 150 g kaçkavall
  • ½ qepë
  • 15 g gjalpë
  • 4 vezë të mëdha
  • 300 g salcë kosi
  • 125 ml qumësht
  • pak kripë dhe piper

Përgatitja:

Përziejmë miellin me pak kripë, më pas shtoni gjalpin dhe përpunoni derisa të përfitoni një masë të lëmuar pa kokrriza. Më pas, shtoni vezën që të bashkohen përbërësit dhe masën e fituar vendosni në frigorifer të pushojë për rreth 30 minuta. Në një tavë të lyer, shtroni brumin dhe lereni të piqet për 10 deri në 15 minuta në 180 gradë. Prisni qepën në rrathë të mëdhenj dhe skuqeni në gjalpë për 5 deri në 8 minuta, derisa të zbutet. Më pas skuqni proshutën për rreth 3 minuta. Në një enë të veçantë rrihni vezët, salcën e kosit dhe qumështin. Shtoni kaçkavallin e grirë, hidhni kripë dhe piper të zi. Në brumin e pjekur më parë rradhisni qepën dhe proshutën, sipër i hidhni vezët dhe vendosni sërish në furrë të piqet për 25 minuta në një temperaturë prej 180 gradë. Sapo tarta të marrë një ngjyrë të bukur të artë, nxirreni nga furra.