Klima mesdhetare, fryma, dielli dhe bimët aromatike e “mbushin” njeriun plotë energji dhe e çlirojnë nga strersi i përditshëm.
Terapeut natyror falas
Grekët e vjetër ishin të parët që vërejtën ndikimin shërues të detit. I pari ishte Hipokrati cili zbuloi se uji detar përshpejton shërimin e lëndimeve, i pengon infeksionet dhe e ulë dhembjen. „Fajtori“ për fuqinë e ujit të detit është përbërja e tij komplekse e cila, mes tjerash, është shumë e pasur me elemente vitale si: natriumi, kaliumi, jod, silicumi, madje edhe argjendi dhe ari. Uji detar shumë thellë hyjnë në lëkurë ku edhe mundësohet përhapja e mineraleve dhe elementeve në sasira të vogla (magnez, kobalt, mangan). Deti poashtu përmban alga të cilat janë shumë të pasura me përbërje minerale dhe qysh më herët janë konsideruar si burim i bukurisë dhe shëndetit.
Më të njohura janë efektet për zbutjen ose prevenimin e simptomeve të astmës, llojeve të ndryshme të alergjisë, inflamacionit të sinuseve, artritit, dhembjeve në kurriz dhe muskuj dhe ka ndikim të përgjithshëm pozitiv mbi shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mental.
Me notimin në ujin e detit hapen poret e lëkurës të cilat mundësojnë thithjen e mineraleve në trupin tuaj. Në të njejtën kohë, nëpërmjet poreve të hapura tajiten helemet e organizmit.Poashtu, uji detar ndihmon në shërimin e sëmunjdeve të lëkurës, siç janë egzema, dermatiti atopik dhe sëmundje tjera të kërpudhave.
Ndakloni mplakjen
Përveç bekimeve të drejtpërdrejta të ujit të detit,notimi në ujin e detit si aktivitet fizik na sjelle edhe disa përfitime tjera shëndetsore.
Nëse duhet të zgjedhet se cili sport është më i mirë për gjendjen e përgjithshme të organizmit të njeriut, gjithsesi vendin e parë e ka notimi.Me notim aktivizohen tërë muskujt në trup, përforcohet sistemi kardiovaskular, thellohet frymarrja, rritet kapaciteti i mushkrive të bardha, dhe ndërkohë ka ndikim pozitiv edhe mbi psiqikën tonë.
Këto që u thanë janë vetëm disa nga përfitimet nga notimi i cili llogaritet një nga format më elementare të ushtrimeve madje edhe për trupin:duart, krahët, kurrizin, krahrorin, këmbët dhe mbrapsen. Në këtë mënyrë, trupi bëhet më i qëndrueshëm, kështu që edhe mplakja e tij ngadalsohet.
“Terapia vitaminike” ajrore
Në kompleksin e “terapive detare” natyrore, ajëri detar pa rezervë e plotëson ujin detar. Ajëri i pastër detar është i pasur me koncentrim të lartë të joneve negative dhe përbërësve aromatike si prodhim i algave të caktuara detare. Këto elemente, por para se gjithash jonet negative me të cilat është i pasur ajëri detar, ndikojnë pozitivisht në përforcimin e sistemit imunitar, e rrisin vitalitetin dhe energjinë mentale, kurse poashtu pozitivisht ndikojnë edhe në lirimin e stresit të akumuluar.
Deti është shërues edhe nëse vetëm uleni ose shëtiteni pran bregdetit.
Thithja e ajërit të pastër detar do t’ju ndihmoj që shumë më mirë të fleni natën.
Stimuloni kreavitetin tuaj dhe mbushuni me energji
Deti, dhe uji në përgjithsi si element, gjithmonë lidhet me kreativitetin dhe ndjenjat tona.
Qëndrimi pranë detit patjetër të prek emocionet dhe intuitën tonë dhe ta zgjoj fantazinë dhe kreativitetin tonë.
Është dëshmuar se…
Me anë të studimeve shkencore është vërtetuar se njerëzit të cilët jetojnë 1 km larg bregdetit, kanë më pak probleme shëndetsore, dmth., jetojnë më shëndetshëm se sa banorët kontinental.
Kompresat shëruese
Kompresat e kombinuara me baltë deti dhe alga përmbajnë sasira të mëdha të mineraleve dhe pozitivisht ndikojnë mbi reumatizmin dhe osteoartritisin dhe përmirësojnë qarkullimin e gakut.