Thëngjilli aktiv që njihet edhe si thëngjill mjeksor(carbo medicinalis) është i zi, pa aromë dhe shije dhe fitohet në mënyrë të veçantë me djegien e përbërësve natyror në temepratura të larta në prani të gazit. Paraqet komponentën shumë të dobishme me prejardhje natyrore, me histori të gjatë dhe të shumëllojshme të barnave dhe me zbatime praktike.
Çka është thëngjilli aktiv mjeksor dhe si ndikon ai?
Egjiptasit e vjetër qysh para 3750 vieteve para Krishtit, rastësisht e kishin zbuluar se pengon helmimin.Ata e kanë përdorur si njëlloj konzervansi, kurse Hiokrati e ka përdorur për qëllime mjeksore në Greqinë e vjetër.
Roli primar i thëngjillit mjeksor është absorbimi i toksineve. Karakterizohet me shumë pore në sipërfaqen etij, të cilat faktikisht ndihmojnë “kapjen” e toksinave dhe pengimin e absorbimit dhe përhapjes së tyre në organizëm. Thëngjilli mjeksor nuk i thith ose tret këto toksine të kapura, por në një farë mënyre“i ngjet” për sipërfaqen e tij dhe bashkë me të, i largon nga organizmi.
Thëngjilli mjeksor absorbon pothuaj gjithçka nga lukthi dhe zorrët. Pa ndonjë selektim, lidh një numër të madh të helmeve, mikroorganizmave dhe barnave. Në të njejtën kohë nuk resorbohet dhe nuk metabolizohet dhe tajohet nga organizmi bashkë me substancat që i ka lidhur për strukturat e tij.
Përdorimi
Përveç që është i sigurtë dhe efikas gjatë helmimit, detoksifikimit dhe pastrimit të organizmit, thëngjilli aktiv ka një varg të efekteve tjera të dobishme siç janë largimi i aromave të këqija dhe dezinfektimi.
Thëngjilli mjeksor aktiv shpesh përdoret në këto raste:
Thëngjilli aktive për stomakun dhe diaren
Mund të përdoret si zgjidhje numër një në gjendje të diares. Ndihmon në atë mënyrë ku lidh toksinet e pranishme, viruset dhe bakteriet, e pengon përhapjen e tyre dhe ndihmonë në eliminimin e tyre më të shpejtë. Gjatë gjendjes së diares rekomandohet që të mos përdoret më shumë se 4 ditë kurse për detoksikim mund të pëdoret edhe deri në 7 ditë. Nëse përdoret në periudha të shkurtëra kohore është plotësisht i sigurtë, prandaj rekomandohet edhe për përdorim te fëmijët.
Kundër gazrave dhe fryrjes
Një nga përdorimet e thëngjillit aktiv për stomakun i cili shpeshshpërfilletështë shmangia gazrave të pa këndshëm dhe fryrjes. Ndikon në mënyrë të tillë ku i lidh nënproduktet e ushqimit që krijojnë gazra dhe shqetësime.
Helmimi me ushqim dhe barna
Me dobi të madhe dhe shumë ndihmuese është përdorimi i thëngjillit mjeksor në raste akute të helmimit me barna, helme ose ushqim (analgjetik, antidepresant, hipnotikë,nikotin…). Në këto raste nëse është e mundur nevojitet që thëngjilli të konsumohet 30 minta nga prani e barit/helmit.
Detoksifikimi i organizmit
Faktorët nga mjedisi jetësor, kimikalet e ndryshme dhe pesticidet të cilët konsumohen me ushqim dhe ujë janë ngarkesë për organizmin tonë. Kjo edhe më shumë ndihmonë paraqitjen e reaksioneve alergjike, stresin oksidativ dhe keqfunksionimin e sistemit imunitar.Thëngjilli aktiv mund të ndihmoj shumë avancimin e shëndetit të traktit digjestiv me largimin e toksineve nga sistemi por me këtë e ndihmon edhe shëndetin e përgjithshëm fizike dhe mental.
Zbardhja e dhëmbëve
Thëngjilli aktiv për zbardhjen e dhëmbëve pozitivisht ndikon në shëndetin oral dhe ndryshimin e barazpeshës së pH në gojë, gjë që e pengon krijimin e karijesit, erën e keqe, dhe sëmundjen e qiellzës.
Zbardhja e dhëmbëve me thëngjill aktiv është e mundur për shkak të aftësisë së tij që të abzorbojpllakatdhe grimcat mikroskopike që formojnë njolla te dhëmbët. Zbardhja e dhëmbëve me thëngjill aktiv është mënyrë plotësisht natyrore për buzëqeshjen e bardhë.
Gjithçka që duhet është të përzijeni thëngjillin e përzijer aktiv në pluhur me pastë për dhëmbët dhe me të t’i pastroni dhëmbët duke ju kushtuar më shumë vëmendje vendeve që kanë më shumë njolla. Pastroni gojën mirë.
Me rëndësi: nëse keni ura ose kurora porcelani thëngjilli aktiv mund t’i njëllos ata.Nëse dhëmbët ju janë bërë të ndjeshëm, mos përdorni thëngjill aktiv për zbardhjen e tyre.
E ul kolesterolin
Shumë studime tregojnë se thëngjilli aktiv e ul kolesterolin e ulët dhe e rrit nivelin e kolesterolit të mirë njëlloj mirë si edhe barnat.
Shëron helmimin me alkool dhe e pengon dhembjen e kokës nga pirja
Edhepse thëngjilli aktiv nuk e thith alkoolin, ai ndihmon në largimin e shpejtë të toksineve tjera që kontribojnë në helmim dhe prandaj është i mirë kundër kokëdhimbjes pas konsumit të alkoolit..
Filtrimi i ujit
Thëngjilli aktiv është vërtetë kurth për papastërtitë e ujit, duke përfshirë tretësit, pesticidet, mbetjet industriale dhe kimikalet tjera. Kjo është arsyeja për përdorimin e tij masive në sistemin për filtrimin e ujit në tërë botën.
Cilës i kushtohet vëmendje
Duke patur parasyshë se thëngjilli është absorbues i fuqishëm, me rëndësi është që i njejti të mbahet larg substancave të cilat mund të lirojnë avull ose gazra në atmosferë.Nga e njejta arsye, kur përdoret në të njejtën kohë me barna tjerë, e redukton absorbimin e tyre nga trakti gastrointestinal, me çka dukshëm e redukton efikasitetin e tyre. Prandaj, intervali i përdorimit me preprate tjera duhet të jetë së paku 1,5 orë.
Përdorimi afatgjatë me doza më të mëdha mund ta dëmtoj absorbimin e materieve ushqyese nga trakti gastrointestinal si dhe mund të shkaktoj probleme me tretjen e ushqimit.