Përbërësit e nevojshëm
- 3 vezë
- 250 g gjalpë të ruajtur në temperaturën e dhomës
- ½ lugë çaji kripë
- 30 ml rum
- ½ lugë kafeje me sodë bikarbon
- ½ lugë çaji ujë të nxehtë
- Lëng portokalli
- 200 gr arra të grira
- 50 gr lajthi të grira
- 200 gr boronicë
- 50 g rrush të thatë
- 180 g miell
- 200 gr mjaltë
Përgatitja:
Ndani të verdhat nga të bardhat. Rrihni mjaltin me gjalpin derisa të përftoni një masë të shkumëzuar, më pas shtoni të verdhat e vezëve, kripën dhe rumin. Tretni sodën në ujë të ngrohtë, derdhni lëngun e portokallit (pritni një reaksion) dhe më pas hidheni tretësirën në përzierjen që po përzieni. Gradualisht shtoni miellin dhe gatuajeni. Në një enë tjetër rrihni fort të bardhat e vezëve dhe më pas shtoni tek të verdhat e rrahura së bashku me frutat e thata dhe arrat. E bashkojmë masën me një lopatëz dhe më pas e hedhim kallëpin të lyer më parë me gjalpë. E pjekim kekun në furrë të nxehur më parë në 150 gradë për rreth 10 minuta dhe më pas edhe 2 orë të tjera në 125 gradë. Shpojeni me rrëmojëse brumin për t’u siguruar që keku të jetë pjekur. I dekorojmë sipas dëshirës.