“Pikat e errëta dhe rrudhat shfaqen gradualisht me kalimin e viteve,” thotë dermatologu nga Nju Jorku Joshua Zeiçner. “Është joreale të pritet që ato të zhduken pas disa përdorimeve të kremit.” Arma juaj më e madhe në betejën me bukurinë është durimi dhe për fat të mirë nuk do t’ju kushtojë asnjë qindarkë.
- Trajtimet kundër rrudhave – rezultate pas 3 muajsh
Përbërësit që supozohet se hidratojnë lëkurën, siç është acidi hialuronik, mund ta plotësojnë përkohësisht atë, por për rezultatet afatgjata të retinolit, duhen disa muaj. Retinoli stimulon receptorët në lëkurë që të prodhojnë më shumë kolagjen për të mbushur linja e imëta dhe rrudha. “Duhet kohë që të krijohet kolagjen i mjaftueshëm i cili do të sjellë rezultate të dukshme,” thotë Dr. Zeiçner. - Trajtimet kundër akneve- rezultate pas 3 muajsh
Mënyra më e mirë për të luftuar puçrrat (aknet) është aplikimi i kremit në të gjithë fytyrën, jo direkt mbi to. Për shembull, peroksidi i benzoil ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore dhe mund të aplikohet në të gjithë lëkurën. Edhe pse puçrrat do të duken më mirë pas disa ditësh, studimet tregojnë se lëkura vazhdon të rigjenerohet për 12 javët e ardhshme. “Është e nevojshme të vazhdoni të përdorni produktet pasi fytyra të pastrohet në mënyrë që të parandaloni përsëritjen e akneve”, shpjegon Dr. Zeiçner. - Trajtimet kundër njollave të errëta – rezultate pas 1 muaji
Zbardhuesit e lëkurës, të tillë si vitamina C ose soja në produkte të reja, funksionojnë duke parandaluar formimin e pigmenteve të reja. Thjesht duhet të prisni që lëkura të shpëtoj në mënyrë natyrore nga qelizat sipërfaqësore që tashmë kanë pigment në to. 30 ditë janë të nevojshme për një kthesë të tillë.