ALARM!!! Trashësia te fëmijët – problem vazhdimisht më i madh shëndetsor

ALARM!!! Trashësia te fëmijët – problem vazhdimisht më i madh shëndetsor

Pesha e tepërt trupore është problem serioz shëndetsor me përmasa epidemike. Numri i fëmijëve me peshë të tepërt trupore marramendësisht rritet, por paralelisht me këtë rriten edhe pasojat dhe problemet që burojnë nga trashësia.

Çka nënkuptohet me kilograme të tepërta?
Trashësia mund të përkthehet si yndyrëra të tepërta trupore. Ndoshta disa kilogram nuk don të thotë menjëherë se fëmiju juaj është i trashë, por kjo mund të tregon tendencën ndaj trashjes dhe ka nevojë për korrigjim të mënyrës së ushqyerjes dhe nevoj për aktivitet fizik.
Si problem, më shpesh shfaqet në moshën 5 ose 6 vjeçare ose gjatë pubertetit. Fëmijët të cilët ballafaqohen me peshë të lartë trupore në moshën 10-13 vjeçare kanë shumë predispozita që edhe më vonë në jetë të jenë e mëvomshme.

Çka e shkakton trashësinë?
Arsyet janë komplekse dhe të shumta dhe përfshijnë para se gjithash faktorët gjentik, biologjik, kuluror dhe sociologjik.
Konsumi i më shumë kalorive në raport me sainë e kalorive të harxhuara, shkakon ose na shpien te rritja e masës trupore. Pesha e lartë trupore mund të rezultone dhe si kombinim i më shumë faktorëve.

Faktorët më të shpesht të rrezikshëm për trashësinë te fëmijët:

  • shprehi të këqija jetësore në familje
  • probleme familjare dhe probleme me mjedisin
  • aktivitet të pamjaftueshëm fizik
  • mungesë e vetëbesimit
  • konsumi i tepërt i lëgjeve të gazuara dhe të ëmbla
  • rreziqe nga ëmbëlsirat: gjëra të ëmbla, biskota, akullore…
  •  mezet delikates: patate të skuqura, shprushë, krekeret e ndryshme…
  • konsum i shpeshtë i ushqimit të shpejtë dhe jo të shëndetshëm
  • stërngropja
  • kapërcimi i shpeshtë i kafjallit dhe konsumi i shprishave si zëvendësim i porcioneve të rregullta
  • kalimi i rregullt i kohës disa orë para televizorit ose para kompjuterit
  • gjumë jo cilësor dhe jo të mjaftueshëm

Rreziqet dhe Komplikimet

Efektet e këqija nga pesha e tepërt trupore janë të shumëta. Më shpesh shoqërohen me rreziqet nga paraqitja e:

  • sëmundjeve të zemrës
  • shtypje të lartë të gjakut
  • diabetit
  • astma dhe probleme me frymëmarrjen
  • probleme me gjumin (apnea)
  • diskriminimi social

Trashësia te fëmijët shpesh lidhet me paraqitjen e problemeve emocionale. Këto fëmijë kanë vetëbesim shumë më të dobët dhe më pak janë të pëlqyer në shkollat e tyre dhe në mjedis. Kanë tendencë trejt paraqitjes së depresionit, ankciozitetit dhe dëmtimit obsesiv.

Çka të ndërmerret?
Si prind direkt jeni përgjegjës për shëndetin dhe për shprehitë e fëmijut tuaj. Përkushtimi juaj dhe koha juaj e shtrenjtë që i kushtohet janë me rëndësi të madhe për zhvilimin e drejtë të fëmijës.

 

Filloni me ushqimin.

  • Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Mësoni fëmijët që të hanë ngadal dhe të kënaqen me ushqimin.
  • Përgatisni porcione të shëndosha të balancuara. Dhe gjithsesi, hani tërë bashkë.
  • Reduktoni porcionet. Lejoni që fëmiju të kërkon vetë. Mos insistoni që fëmijut ta “fshij” pjatën.
  • Evitoni ushqimin e shpejtë. Madje edhe në restorante, insistoni që zgjedhja të jetë e drjtë.
  • Mos i mbushni sirtarët me gjëra të ëmbëla, çipsa dhe me pija me gaz.
  • Blej dhe jepu dëmijëve sa më shumë perime dhe pemë. Gjatë blerjes lejoni që fëmijët të vendosin për produktet.
  • Kujdesuni që fëmiju ta merr kafjallin e tij.
  • Kujdesuni çka hanë fëmiju në çerdhe ose në shkollë.
  • Zëvendësoni pijet industriale me ujë ose lëngje natyrore të shtrydhur.
  • Por mos u dëshproni nëse fëmiju nuk e pranon këtë mënyrë të të ushqyerjes. Insistoni. Ndonjëherë është e nevojshme që produktet e reja të ofrohen deri në dhjetra herë para se fëmiju t’i pranon.
  • Mos e përdor ushqimin si shpërblim. Në këtë mënyrë ushqimi devalvohet në raport me shpërblimin e premtuar.

Mos harroni se ndryshimet e vogëla çdo ditë mund të na shpien te rezultatet për tërë jetën!

Stimuloni aktivitetin.

  • Bëhuni shembull i mirë për fëmijët. Nëse fëmiju ju sheh se jeni aktiv, dhe knaqeni me këto aktivitete, këtë do ta pranon si shabllon për sjelljen e tij.Simuloni fëmijun që të kyçet në aktivitetet sportive sipas moshës së tij.
  • Kuptoni nevojat e tij dhe kapacitetin e tij. Nëse nuk kënaqet me një aktivitet të caktuar, ndihmoni që të gjej aktivitet të përshtatshëm ku do të ndjehet i plotësuar.
  • Bëhuni familje aktive. Organizoni aktivitet të përbashkëta familjare ditore duke përfshirë përgatitje, pastrim të shtëpisë ose larjen e automobilit. Orgaizoni piknik ose shëtitje të përbashkët në park, në mal ose ngisni biçikletën. Zgjedhja e aktiviteteve jashtë është shumë e gjërë. Qëndroni AKTIV!
  • Gjithsesi, mos e teproni. Respektoni mundësitë e fëmijut dhe mos insistoni në aktivitete të gjata dhe të lodhëshme.

Redukimi i kohës së kaluar duke ndenjur ulur.
Përveç stimulimit të aktivitetit fizik, fëmijëve duhet t’ju ndihmohet edhe me shmangien e qëndrimit të gjatë ulur. Edhepse qëndrimi ulur për shkak të leximit ose detyrave të shtëpisë është në rregull, fëmijëve duhet t’ju kufizohet koha të cilën e kalojnë duke shikuar TV, duke luajtur video lojra ose koha të cilën e kalojnë në internet, jo më shumë se dy orë në ditë. Poashtu, nuk rekomandohet të shikuarit e TV nëse janë nën moshën 2 vjeçare. Në vend të kësaj, duhet të motivohen që fëmijët e të gjejnë aktivitete argëtuese të cilat do t’i bëjnë vetë ose me anëtarët e familjes.

Ofroni mbështetje fëmijut tuaj.

  • Ndërtimi i vetëbeismit të fëmijut është shumë me rëndësi. Tregoni fëmijut tuaj se e doni dhe është shumë i shtrenjtë për ju.
  • Duajeni dhe mos e shumtoni pavarsisht nga kilogramet.
  • Theksoni karateristikat pozitive dhe punoni në kthimin e vetëbesimit. Bisedat e shpeshta për kilogramet e tepërta mund të kenë kundërefekt

Pesha e tepërt trupore është problem mjeksor i cili shumë lehtë mund të vërehet, por shumëvështirë trajtohet. Nëse nuk regojmë në kohë në moshë të re, bëhet problem i përjetshëm.

Mësojeni fëmijën tuaj që të ushqehet shëndetshë, të haje me masë dhe të kënaqet me ngrënien.