Para se të fillojmë me mënyrën e shëndetshme të jeteës, gjegjësisht me ushqimin e shëndetshëm,nuk mu kujtua që t’i kushtoj vëmendje madhëris së saj– UJIT. Ka ndodhur që me ditë të mos konsumoj asnjë pikë ujë, por të konsumoj disa lëngje me moton se kanë vitamine, minerale (gjegjësisht, ata 100%-shit), andaj në shtëpi shpesh kishim lëgje të tilla që i blenim me pako.Ndshta ndonjëherë ka ndodhur që të konsumoj ujë kur konsumoja ushqim të njelmët ose pas ushqimit.Asnjëherë nuk kisha nevojë që të pi ujë në orët e hershme të mëngjesit, madje as edhe kur isha e uritur.Unë, thjeshtë, nuk kisha shprehi të konsumoj ujë. Madje mendoja se pëllëmbat e ajtura në mëngjes dhe shtypja e lartë e gjakut do të më keqësohen nëse pi ujë në mëngjes. GABIM!!!Përse? Përse ky mendim ishte i gabuar? Përse njerëzit nuk kanë nevojë që të pinë ujë?! Përse disa njerëz zakonisht janë të etur? Parimisht, njeriu është2/3ujë ose pothuaj 66 %ujë.Shumicae njerëzve nuk mund të jetojnë pa ujë më shumë se 4 ditë. Në kushte normale (në temperaturë normale dhe organizëm të shëndoshë),për 24 orë trupi humb 2.5 litra ujë me anë të urinimit, lëkurës. Gjatë aktiviteteve fizike, në temeratura më të larta të ajërit, kjo sasi e ujit të humbur është shumë më e madhe. Është natyrore dhe normale që të kujdesemi që ta kompenzojmë atë që e humbim, kështu që, është plotësisht normale që këtë sasi të humbur të ujit në mënyrë natyrore ta kompenzojmë. Vetëm kështu nuk do të lejojmë që trupi jonë të jetë i dehidratuar vazhdimisht, kurse trupi i dehidratuar është trup i sëmurë.
D-r. Batmanhelçin (F. Batmanghelidjs), autor i librit „Të qarat e trupit tuaj për ujëë“ (Your Body’s Many Cries for Water),„You’re not Sick You’re Thirsty“(Ju nuk jeni të sëmurë ju jeni të etur),i lidh këto sëmundje vijuese që janë autentike për trupin me dehidratim kronik: gastriti, të thatët në traktin gastrointestinal, dhimbjet në nyje, astma, alergjitë dhe shumë sëmundje tjera. D-r Batamanheliç ka qenë i burgosur politik në burgjet e Irakut dhe atje në të vërtetë ka shëruar dhe kuruar shumë të burgosur vetëm me tarapinë e UJIT. Ai thotë:„Ju nuk jeni vetëm atë që e hani, por jeni atë që pini!!!“.Ai thekson rëndësinë e ujit me faktet – muskujt përbëhen nga 75% ujë, gjaku i jonë i cili është bartës i tërë materieve ushqyese në secilën qelizë përbëhet nga 82% ujë, mushkëritë e bardha që na e japin madhërinë e tij –oksigjenin përbëhen pothuaj nga 90% ujë, drejtori jonë i çmuar i përgjithshëm – druri në përbërjen e tij përman 76% ujë, madje edhe eshtrat tona të fuqishme përbëhen nga 25% ujë. Pas hulumtimi disa deceniesh, D-r. Batmanheliç arriti të konkludoj se në kushte optimale me peshë optimale trupore, nevoja e trupit tonë për ujë është minimalisht 6-8 gota në ditë.
Filloni ditën me një gotë ujë
Unë çdo mëngjes e filloj me një gotë ujë.Pastaj, në të njejtën kohë konsumoj ujë dhe ha ndonjë pemë(zakonisht mollë). Ky është ritual i rregullt para se të dal nga shtëpia, ritual që don të thotë se e kamë bërë pastrimit edhe nga brenda, dhe jo vetëm higjienën nga jashtë, si pastrimin e fytyrës, dhëmbëve, trupit.Kështu, në mënyrë shumë të shëndoshë e filloj ditën– i pastër edhe nga jashtë edhe nga brenda– procedura e thjeshtë e mëngjesit e cila na i zgjon trupin dhe shpirtin. Pastaj duke punuar, duke i realizuar aktivitetet deri në orën 14, kur bëj pauzë, gotë pas gote konsumoj 1.5 l ujë. Unë asnjëherë nuk i numroj gotat, por thjeshtë e ndjej ndjej nevojë të konsumoj ujë.Në fillim kur fillova të MËSOHEM që të pi ujë, i numroja gotat, shumë shpejtë, konsumi ose pirja e tyre e dhunëshme, ta quaj kështu, kaloi në shprehi. Pas kësaj faze të shprehisë, vjen faza e cila tashmë është përditshmëria ime, kurse kjo është NEVOJA natyrore për të konsumuar ujë. Të atjurit e pëllëmbëve nuk ekzistojnë, shtypjen e kamë normal, por kjo, gjithsesi, i detyrohet ndryshimit të plotë të të ushqyerit me të cilit jetoj tashmë më shumë se 15 vite.
A konsiderohen çajrat, kafet, pijet jo alkoolike si zëvenëdësime të mira për ujin?
Kësaj përgjigje mund t’i përgjigjemi gjërë e gjatë, por logjika më thotë vetëm uji (përveç naftës) buron nga toka dhe vetëm në ujë fara mbin, degët lëshojnë rrënjë. Ndoshta dikush ka ndonjë njohuri tjetër?! Gjithsesi se ndonjëherë do të konsumojmë edhe ndonjë pije tjetër, por ata nuk janë të domosdoshme për qelizën tonë. Preferoniuujin para çdo pije tjetër. Vshkët do të jenë mirënjohës sepse me ndihmën e ujit ata më mirë do ta pastrojnë gjakun dhe do t’i eliminojnë përbërësit e mbeturme anë të urinës. Kapsllëku do të bëhet histori nëse çdo ditë shoqërohemi me ujë. Lëkura do të jetë e butë dhe e pastër, kurse eshtrat do të na falimenderohen sepse me ujë ata ruajnë elasticitetin, indi lidhor do të jetë i plotë, nuk do të humbet, nuk do tëshkëlmoqet, nuk do të kalcifikohet.Të mos harrojmë se uji na bën të lumtur dhe të shëndoshë, jo vetëm kur e konsumojmë ose e absorbojmë me anë të pemëve dhe perimeve të freskëta, por edhe kur kënaqemi me të gjatë notimit, dushit, banjove me avull, hidromasazheve… A nuk e keni ndjerë fuqinë e hidroterapisë vetëm me një shpërlarje të fytyrës në mëngjes me ujë të ftohtë ose me dush me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, me notim në mëngjes në pishina ose liqen. Sa më shumë që na ndjejmë, aq më shumë shëndet, energji, jetëgjatësi fitojmë nga ajo.
Çfarë ujë të pijmë dhe kur?
Më shpesh pyetja është kjo. Uji më i mirë është ai natyror, ai nga burimet malore, puset, por me këtë ujë në qytet, për fat të keq, nuk mund të kënqemi. Ngeli zgjedhja e ngushtë; uji nga çezma, uji i blerë në shishe plastike ose sipas mundësive, të mbushet nga burimet jashtë qytetit. Secili e dinë që uji nga çezma ka shumë përbërës (si klor), që shtohen për të shkatruar mikroorganizmat të caktuar patogjene. Uji nga çezma ka bigor, ajo kalon nëpër gypat e vjetruarqë edhe më shumë e rrisin ndotjen. Që të fitojmë ujë të pastër nga çezmat, gjithsesi duhet të përdoren aparate për pastrim mekanik dhe kimik të ujit dhe kështu do të fitojmë ujë të pastër dhe cilësor për pije.Prandaj, konsideroj se këto aparate që do të na sjellin shëndet me anë të ujit cilësore për pije nga çezmat tona madje as rastësisht nuk janë luks, por NEVOJË.
Sa i përket ujit që e blejmë, mundësisht ta blejmë në shihe qelqi dhe të blejmë lloje të ndryshme të ujit, sepse secili lloj i ujit përmban një përqindje të caktuar të mineraleve, që të mos shkaktohet hipo ose hipermineralizimit. Shumë gjëra ngelën të pa thëna për ujin, kjo është temë ende e pa zbëthyer për hulumtim, por një gjë e dimë– uji është jetë.
Folloni ditën me një gotë ujë.Secila ditë të konsumohen tetë gota ujë, kurse në motë të nxehtë ose gjatë ushtrimeve të konsumohet më shumë ujë.
Të mos konsumohet ujë kur konsumohet ushqim i përgatitur dhe të pritet 2-3 orë, pastaj të konsumohet ujë.
Nutricioniste e Certifikuar Cfeta Dineva
CD DIET KLUB SHKUP