Ushqimi familjar– pasqyrë për shprehi të shëndosha
Të ushqyerit është me rëndësi të madhe për zhvillimin e duhur të fëmijëve, si në vitetefillestare të jetës së tyre, ashtu edhe në periudhën e moshës shkollore, si faktor për zhvillimin e drejtë psikofizik dhe “lëndë shtytëse“për kryerjen e sfidave shkollore.Por si do të ushqehet dhe çfarë shprehishë do të fiton fëmija juaj në raport me ushqimin, kryesisht varet nga ajo që ne i ofrojmë.Fëmijët tanë konsumojnë kuzhinën tonë të cilën ua servojmë çdo ditë. Shprehitë e tyre dhe ushqimi i tyre do të jenë ashtu si janë shprehitë tona. Prandaj është me rëndësi që të krijojmë shprehi për ushqyerje të shëndoshë dhe të duhur të cilat edhe në të ardhmen do të jenë shtylla për zhvillimin e personalitetit të shëndosh dhe të lumtur.
Secili fëmij është univerz në vetvete dhe secili prej tyre ka bioritmin dhe sistemin e vet të të ushqyrjes, por kulturën e tij ose të saj lidhur me ushqimin e merr nga shprehitë tona të ushqyerjes diku rreth moshës 3-6 vjeçare. Ndoshta pa vetëdije, por veprimet tona gjithsesi, sjellja jonë, dhe në veçanti edhe raporti ynë me ushqimin janë indikatorët e parë për të dashurit tanë.
Çka është më e mira?
Duke pasur parasyshë se bëhet fjalë për një periudhë të jetës së fëmijës, e cila është e mbushur me aktivitete të reja, para se gjithash mentale, ushqyerja e balancuar dhe e duhur do të ndihmon përshtatjen më të mirë dhe gjithsesi edhe zhvillimin më të mirë të fëmijës.Porcioni ideal ndoshta nuk ekziston, por ky porcion duhet të jetë mjaftë ushqyes dhe me kalori të mjaftueshme që të “ ushqej” trurin dhe të mundësoj kryerjen e aktiviteve motorike të fëmijës gjatë qëndrimit në shkollë, por ky porcion nuk duhet të jetë shumë kalorik që të shkaktoj plogështi ose të shkaktoj sjellje hiperaktive.
Plotë me enrgji tashmë pas hajes së parë
„Mbreti i hajeve“ – kafjalli është haja më e rëndësishëm. Shumë shpesh fëmijët e kërcejnëkafjallin,gjë e cila ka shumë pasoja në shëndetin e fëmijës. Më shpesh këto fëmij janë të përgjumur, vështirë e ndjekin mësimin dhe kanë më pak koncentrim.
Më së miri është që dita të nis me një gotë lëngu të shtrydhur nga pemët ose perimet ose me pemë të freskëta të ndryshme sezonale. Me këtë gjithsesi nuk do të gaboni.
Kafjalli le të jetë kombinim idrithrave dhe pemëve të thatame kos ose qumësht,ose thjeshtë ofroni një pjesë buke integrale me gjalp ose me xhem shtëpiak.Në ASNJË rast kafjallinuk duhet të jetë me produkte të konzervuara ose të koncentruara si pate, salsiçe, margarin, majonez, kreme të ëmbëla, vezë të skuqura, etj.Kafjalliduhet të jetë ushqim pa yndyrë dhe jo i skuqur, i pasur me karbohidrate.
Çka për drekë?
Sipas kuzhinës dhe traditës Maqedonase, dreka kosniderohet si haje kryesor.
Kuzhina fëmijrore nuk duhet të përmbaj shumë gjëra të skuqura, ushqime të shpejta dhe shumë gjella me erëza. Mësoni që fimijët të konsumojnë supa të freskëta, të përgatitura në shtëpi. Gjithsesi, në meny nuk duhet munguar as peshku, mishi cilësor, kërputhat, thjerrzat, fasulja, bizeja, orizi, patete, meli …Si do që të jetë dreka, gjithmonë në meny përfshini edhe sallatë të freskët. Sallatat le të jenë sa më të pasura dhe të llojllojshme. Mos i anashkaloni rrënjëttë cilët janë burim i jetës dhe i energjisë.Mësoni fëmijët që të konsumojnë selino, panxhar, karrot, pastinake-gjithçka që është rrënjësore. Jo gjithmonë salata duhet të jetë nga domatete, specat dhekastraveci.
Jo domosdoshmërisht duhet t’ju përmbahemi koncepteve tradicionale të drekës të definuar si parahaje,ushqimi kryesor dhe ëmbëlsirë. Mos i shpërbleni fëmijët pas drekës me tortë, kek, akullore, etj.Nëse haja ka qenë e mirë dhe e kombinuar si duhet, nuk ka nevojë për ëmbëlsirë.Ëmbëlsira mund të jetë një gotë me lëng të shtrydhur të freskët ose ndonjë kombinim tjetër sipas mendimit tuaj.
Gjithsesi,mirë është që në drekë të ofrohet edhe një pjesë buke, por vetëm nëse ka nevojë për këtë.Mirë është që buka të jetë inegrale madje në kombinim të duhur me ushqim të pasur me karbohidrate(fasule, bizele, bishtajë) por jo edhe me ushqimin e pasur me proteina (mish, peshk,vezë).
Meze e lehtë, shprishë ose diçka tjetër
Mezja e lehtë duhet të jetë pjesë përbërëse e menysë ditore për nxënësin tuaj. Si alternativë më e shëndetshme rekomandojmë që kjo të jetë pemë, në radhë të parë molla shtëpie.
Mësoni fëmijët që në vend se të micërojnë smoki dhe patete të skuqura, le të micërojnë bajame, arra, fara kungulli, fara luledielli, etj.
Darkë e shëndetshme
Darka gjithmonë duhet të jetë e lehtë dhe ndryshe nga dreka. Tentoni që të shtoni materiet ushqyese të cilat do t’i mundësojnë fëmijës suaj gjumë të qetë. Asnjëherë mos ju jepni fëmijëve ushqim para gjumit. Le të jenë këto artikuj ushqimor me bazë ushqimore dhe produkte qumështore, perime pa celulozë, sasira mesatare të bukës dhe bukës së pjekur. Ushqimi në orët e mbrëmjes asesi nuk guxon të jetë i skuqur, me erëza të forta ose shumë e kripur.
Hani së bashku dhe mësohuni që ushqimi të jetë kënaqësi, jo obsesion dhe mbingarkesë.
Ngrënia para televizorit ose kompjuterit???
Ngrënia para teelvizorit e tërheq vëmendjen dhe shumë më pak i kushtojmë vëmendje a jemi të ngopur a jo. Ngrënia bëhet e pavetëdishme, kurse kjo shumë lehtë mund të na shpye te stërngopja.Është dëshmuar se fimijët konsumojnë shumë më shumë kalori se sa duhet kur vëmendja e tyre tërhiqet nga programi televiziv.
Kufizoni vendet në shtëpi ku lejohet ngrënia, për shembull tryeza ose kuzhina. Hajet duhet të jenë kohë për familjen. Poashtu, fëmijët kanë më shumë tendencë që të bëjnë zgjedhje më të mirë të ushqimit kur hanë në të njejtën tryezë me tërë familjen.
Shprehitë e mira fillojnë me kuzhinën
„Dil jashtë, vetëm më shkakton rrëmujë në kuzhinë“, „Largohu, do të digjesh“, „Mos prek thikën, do të pritesh“… Ju tingëllojnë të njohura, apo? Po, kuzhina është vend i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, por taktika që të mos lejojmë fëmijën që të merr pjesë në përgatitjen e ushqimit është gabim.
Gjegjësisht, ma shumë ka mundësi që fëmija juaj të han një ushqim të caktuar ose të provoj shijen e një ushqimi të ri kur ju ndihmon me përgatitjen. Bëni blerjen me fëmijën tuaj, përfshini edhe ata gjatë përzgjedhjes së artikujve ushqimor, pastaj përfshini edhe në përgatitjen e ushqimit, madje edhe nëse do të duhet të pastroni një rrëmujë më të madhe.