USHQIMI SIPAS NGJZRAVE TËYLBERIT

USHQIMI SIPAS NGJZRAVE TËYLBERIT

Vazhdimisht e më shpesh rekomandohet se duhet të ushqehemi me ushqime të llolljoshme dhe të shëndetshme. Por, çka don të thotë kjo LLOJLLOJSHMËRI? Në përkthimin direkt, don të thotë konsumi i pordukteve të cilat, përveç që kanë prejardhje të ndryshme dhe cilësi të ndryshme, duhet të kenë edhe ngjyra të ndryshme.Secila ngjyrë që gjendet në artikujt të ndryshëm sjell dobitë e veta specifike, shëndetsore në organizëm.

Pa dyshim ushqimi është shërim, çdo ditë me forma të ndryshme, ngjyra dhe përbërje të ndryshme. Andaj, është me rëndësi të konsumohet racionalisht dhe në mënyrë të balancuar në të gjitha format e tij natyrore. Këtë mund ta bëjm thjeshtë, me konsumin e përditshëm aq shpesh sa është e mudur të ushqimit sezonal, të freskët me ngjyra të ndryshme, si zëvendësim i ushqimit industrial dheartificial.

Përse janë të rëndësishme ngjyrat e ushqimit?
Secila ngjyrë e ushqimit të freskët buron nga një grup i caktuar i substancave që quhen pigmente. Këto pigmente nuk kanë vetëm rol për ngjyrosjen e ushqimit ose pjesëve të tij, por ata kryesisht janë burimi materieve ushqyese të cilët prevenojnë dhe shërojnë gjendje të ndryshme dhe sëmundje të ndryshme, si dhe burim i antioksidansave të cilët e përforcojnë sistemin imunitar dhe e pengojnë procesin e plakjes. Disa nga këto pigmente i mbrojnë enët e gjakut, e reduktojnë sasinë e kolesterolit dhe dukshëm e pengojnë sëmundjen e kardiovaskulare. Sërish,kanë ndikim pozitiv mbi osteoporozën, diabetin, sëmundjet e syve, sëmundjet gastrointestinal dhe malinje.

Çdo ditë, “meny të larmishme”!

Ushimi i kuq, me ngjyrë portokalli dhe i verdhë kanë shumë energji dhe ndokojnë në mënyrë simulative!
Ushqimi i gjelbërt, kaltërt dhe vjollcë kanë ndikime qetësuese!

Ngjyra natyrore e ushqimit menjëherë na tregonse cilat materie ushqyese dhe antioksidanse i përmba. Ekzistojnë 6 grupe të ushqimit të ngjyrosur, të cilat domosdoshmërisht duhet të përfshihen në menynë javore, gjithmonë kur do të kenë mundësi për atë. Përse dhe cilat janë ata?

NGJYRA E BARDHË
Ngjyra e bardhë është sinonim i pastërtisë. Te ushqimi i bardhë përfshihen: qepa, hudhra, lulelakra, prasi, këpurdhat. Ata e furnizojnë organizmin me flavonoide, beta glukan, folatore, vitamin K dhe C. „Produktet e bardha“ e rrisin imunitetin dhe kanë ndikim të madh për redukimin e rrezikut nga karcinomet e ndryshme (zorrë të drashë, prostatë dhe gji).Përveç kësaj, i balancojnë hormonet. Antioksidanset te ato luftojnë me plakjen dhe me proceset oksidative të plakjes së trupit. Ushqimi i bardhë sjell dobi edhe për sistemin kardiovaskular dhe e redukton kolesterolin.

NGJYRA E VERDHË
Ngjyra e verdhë është ngjyrë e gëzimit dhe interelgjencës, ajo e ushqen trurin dhe sistemin e tij nervor, duke stimuluar aktivitetet mentale dhe kujtesën. Nga ushqimi i verdhë rol të rëndësishëm luajnë bananja, ftoji, misri dhe gjalpi. Te ushqimi i këtillë, në përgjithsi gjendet sasi e madhe e manganit, mangnezit, kalimut, karetonoideve, biflavoinideve dhe vitaminave A, C dhe B. Produktet e verdha përmirësojnë tretjen, reduktojnë ngërçet muskulore, përmirësojnë të pamurit, i bëjnë lëkurën dhe eshtrat më të shëndoshë. Janë të dobishme për sistemin imunitar, zemrën dhe dhëmbët.

USHQIMI I KUQ
Ngjyra e kuqe jep energji, vitalitet, shpejtësi. Ushqimi i kuq është i larmi të pasur dhe është mëkat mos të jetë i pranishëm në tryezë, sidomos gjatë periudhës së verës. Këtu përfshihen: domatete, specat, luleshtrydhet, molla, qershia, panxhari, shega, shalqini, grejpfruti, mishi dhe shumë të tjerë.Këto produkte më së shumti përmbajnë likopen i cili është deteksikator i jashtëzakonshëm, biflavonoide, vitamin A, vitamin C dhe mangan. Dobitë shëndetsore vërehen në reduktimin e rrezikut nga zhvillimi i malinjeve në prostat dhe gji, kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe nivelit të kolestrolit, përmirësimin dhe mirëmbatjen e qarkullimit të gjakut vital. Janë të dobishme dhe kundër ndezjes së indeve.

„Studimet e fundit tregojnë se procesi i plakjes, i cili shkaktohet nga ndikimi i radikaleve të lira, me sukses ndërpritet duke ju faleminderuar pigmenteve biflavonoide nga produktet e kuqe“.

 

 

NGJYRA E GJELBËRT
Ngjyra e gjelbërt gjendet në mesin e spektrit të ngjyrave dhe paraqet barazpeshë dhe harmoni. Ushqimi i gjelbërt poashtu është shumë i përhapur, sidomos si perime të gjelbërta, i cili konsiderohet si burim i jashtëzakonshëm i celulozës dhe e cila e alkalizon trupin e njeriut. Këtu përfshihet: spinaqi, hithri, brokoli, bizleja, sallata e gjelbërt, bishtaja, trangulli, avokado, kivi. Këto e furnizojnë organizmin me materie si lutein, klorofil, kalcium, hekur, acid folik, kalium dhe vitamin A dhe B. Ushqimi i gjelbërt është shumë i dobishëm për shëndetin redperoduktiv. Gjegjësisht, ka ndikim pozitiv për normalizimin e shtypjes së gjakut, barazpeshën me bazë acidike në gjak dhe e përmirëson të pamurit. Sistemi imunitar ka nevojë plotësuese për ushqimin e gjelbërt për të mirëmbatje dhe stimulim të tij.

NGJKYRA E PORTOKALLIT
Njerëzit të cilët konsumojnë ushqim me ngjyrë portokalli kanë apetit të mirë dhe tretje të mirë. Ushqimi me këtë ngjyrë, kajsia, patatja e ëmbël, kungulli, pjeshka, portokalli, mandarina, mango. Kjo ngjyrë buron nga beta-kriptosantin, beta –karoten dhe zeaksantin (karetonoid). Karetonoidet, bashkë me flavonoidet e pranishme, ndikojnë si antioksidanse të fuqishme të cilët mbrojnë nga shumë faktorë të dëmshë. Në këtë ushim përmbahen edhe acidet yndyrore omega-3, likopen, kalium dhe vitamini B dhe C. Ushqimi i portokallt e përmirëson imunitetin, e mbron lëkurën dhe gjënderat, e redukton aciditetin në organizëm, e reduktonn kolesterolin, shtypjen e gjakut dhe kontribon në nyjet më të shëndosha.

NGJYRA E VJOLLCËS
Ngjyra e vjollcës ftoh dhe qetëson, kurse ushqimi ku gjendet kjo ngjyrës rekomandohet për gjumë të mirë. Boronica, kumbulla, rushi, lakra e kuqe, patëllxhan, manafera dhe disa lloje të peshqive bëjnë pjesë në produktet me ngjyrë vjollce. E përbashkët për këto produktet është se ata janë shumë të pasur me antioksidanse, lutein, antociane, acid elangin dhe vitamin C. Ushqimi ngjyrë vjollce është e dobishme dhe e fuqishme për prevenimin e dhe trajtimin e maligniteve. E redukton ndezjen ose pezmatimin, e përmirëson tretjen, redukton koletserolin dhe e përforcon imunitetin dhe kontribon në sistemin më të shëndoshë kardiovaskular.

 

HANI SHËNDETSHËM DHE USHQIME TË LLOJLLOJSHME –HANI USHQIME ME NGJYRA YLBERI!
Çdo ditë knaquni me ngjyrat e ushqimit me produktet e preferuara dhe sezonale, sidomos „ngjyrosni mëngjesin“ me kafjall me ngjyra ylberi ose smuti. Fillo ditën me shumë energji dhe shëndet.

Ngyjrat janë shumë me rëndësi për stimuimin e fëmijëve dhe për ngjalljen e interesit për ushqimin e shëndoshë dhe të larmishëm. Paleta e ngjyrave të ndryshme në ushqim, të cilën do t’ja ofroni fëmijut tuaj, pa dyshim do të zgjoj interes dhe oreks të „zmadhuar“.