Antioksidans i fuqishëm nga grupi i vitaminave që treten në yndyrëra. Njihet edhe si “Vitamina e rinisë ose vitamina e bukuris. Është i pranishëm në lloje të ndryshme të ushqimit, vajra dhe yndyrëra. Prania e tij e mbron organizmin nga paraqitja e sëmunjdeve serioze të zemërës dhe ka ndikim të madh mbi procesin e plakes dhe mirëmban vitalitetin e lëkurës së trupit.”
Vitamina e fertilitetit
Vitamina E ka ndikim pozitiv mbi tërë organizmin dhe luan një rol të rëndësishëm për funksionin e duhur të gjëndrave me tajim të brendshëm, sidomos për funksionin e gjëndrave gjinore. Vitamina E kontribon në formimin e qelizave reproduktuese dhe e përmirëson fertilitetin te të dy gjinitë.
Antioksidans i fuqishëm
Vitamini E është antioksidans më i rëndësishëm që zbërthehet ose tretet në yndyrëra. Ai i mbron strkturat e membranave qelizore nga ndikimi i radikaleve të lira, lufton kundër proceseve ndezëse dhe në këtë mënyrë natyrisht e ngadalson plakjen e qelizave. Duke ju faleminderuar efektit të tyre antioksdues dhe neutralizimit të radikaleve të lira, vitamina E ndihmon pengimin e oksidimit të kolesterolit dhe kohë pas kohe i mbron edhe enët e gjakut nga dëmtimi.
Bekim për lëkurën
Vitamina E luan një rol shumë të rëndësishëm për mirëmbatjen e shëndetit të lëkurës. E redukton inflamacionin e trupit dhe lëkurës dhe ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës. Poashtu, vitamina E është i rëndësishëm për mbrojtjen nga dielli, shërimin më të shpejtë të plagëve, reduktimin e akneve dhe puçrave, dhe bashkë me vitaminën C mund të përmirësojnë edhe simptomet e egzemës.Për shkak të këtyre përbërësve, ai është përbërës kryesor në shumë produkte kosmetike për kujdes dhe kundër plakjes së lëkurës.
Për shikim të mirë
Vitamini E me antioksidansa tjerë si beta karoteni, votamini C, seleni dhe zinku tregojnë efekt të jashtëzakonshëm në drejtim të mbrojtjes së funksionit të syve dhe prevenimin e paraqitjes së degjenerimit makular dhe kataraktës.
Për qëndrueshmëri fizike të fuqisë muskulore
Vitamina E ndikon dukshëm edhe te përmirësimi i qëndrueshmërisë fizike me përmirëismin e qarkullimit të gjakut dhe energjisë. Dukshëm ndikon dhe në reduktimin e nivelit të stresit soksidues të indit muskulor pas aktivitetit fizik.
Konsumi i rregullt dhe i përshtatshëm i vitaminës E me anë të ushqimit të llojllojshëm dhe të balancuar mund të prevenoj dhe të ndihmoj përmirësimin e gjendjeve si:
– aknet
– ateroskleroza
– astma
– diabeti
– epilepsia
– steriliteti
– menopauza
– migrena
– osteoartriti
– katarakta
– pika në tru
Burimi i vitaminës E
Vitamina E është e përhapur në natyrë sidomos në botën bimore. Më së shumti gjendet në yndyrërat bimore, frutat me bërthamë si bajamet, lajthitë, arrat, perimet me gjethe të gjelbërta si spinaqi, drithërat, farat e lulediellit dhe kungulli, patatja e ëmbël dhe avokado. Në mish gjendet vetëm në sasira të parëndësishme. Embrionet e drithërave, vajrat bimore dhe farat yndyrëlëshuese janë burime më të pasura. Ushqimi i pasur me vitamin E më së miri konsumohet i freskët. Me gatim humbet 50-90% e vitaminës. Ushqimi i pasur me këtë vitamin duhet të ruhet e mbyllur për shkak të ndjeshmërisë ndaj oksigjenit dhe mundësisë për oksidim.
Konsideorhet se depoja e këtij vitamini gjendet në indin yndyror. Koncentrime të larta gjenden në mëlçinë e zezë, zemër, muskul, testise, mitër, gjëndrat mbiveshkore dhe hipofizë. Lirohet ngadal dhe për efekt plotësisht terapeutik nevojite dy deri tre muaj. Kafshët dhe njeriu nuk janë në gjendje ta sintetizojnë këtë vitamin.
Dozat e rekomanduara ditore të vitaminës E
Adoleshentët dhe të rriturit – 15 mg
Fëmijët dhe adoleshentët më të ri 6-11 mg në ditë
Nënat me gjidhënie deri në 19 mg
Mungesa e vitaminës E:
Edhepse rrallëherë për shkak të mungesës së vitaminës E mund të parqiten simptomet vijuese:
dobësia e muskujve, probleme me të pamurit, lëvizja jo stabile, anemia, probleme me tretjen e ushqimit.