Vitaminat – 5 vitamina të nevojshme për çdo lloj lëkure

Vitaminat – 5 vitamina të nevojshme për çdo lloj lëkure

Vitamina A – I njohur si retinol, ai e zbut strukturën e lëkurës duke përshpejtuar rinovimin e qelizave dhe duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.

Vitamina B – Niacinamidi ose B3 barazon ngjyrën e fytyrës dhe minimizon formimin e pikave të zeza duke rregulluar prodhimin e dyfishtë, atë të sebumit dhe atë të pigmenteve.

Vitamina C – Pastrues i njollave të errëta, falë vetive antioksiduese. Pezullon aktivitetin e melaninës (ndriçon, por gjithashtu edhe parandalon formimin e saj) dhe parandalon errësimin shtesë të njollave ekzistuese.

Vitamina D – Vendoseni para se të dilni, dhe ky antioksidant i njohur do të mbrojë lëkurën tuaj nga agresorët e jashtëm siç janë rrezet UV dhe ndotja.

Vitamina E – Miku më i mirë i lëkurës së thatë dhe të dehidratuar. Ushqen dhe thjeshtë  shuan etjen e lëkurës, duke e bërë atë të butë dhe me shkëlqim.

Koha

Kyçe për një maskë efektive për fytyrën

Maska e argjilit është zgjedhja më e zakonshme e grave në rastet kur ato kanë nevojë për shkëlqim të menjëhershëm dhe strukturë të lëmuar. Zgjedhja është padyshim e mirë, por efekti është i rrezikuar dhe shpesh jo i plotë për shkak të kornizës kohore të pasaktë të caktuar për të funksionuar formula. Me fjalë të tjera, nëse maska shtrëngon lëkurën dhe fillon të plas, atëherë e keni lënë atë për një kohë të gjatë. Është më mirë të lani maskën prej balte para se të thahet plotësisht, sepse në këtë mënyrë do të parandaloni tharjen e lëkurës dhe nuk do të dobësoni funksionin e saj mbrojtës. Një zgjidhje ideale do të ishte një maskë argjile me glicerinë (një krem hidratues i njohur) në përbërje. Kjo rregull vlen edhe për maskat e tjera të fytyrës, pavarësisht nga përbërja e tyre. Lërini ato të ndikojnë në lëkurë për aq kohë sa tregohet në paketim. 

Lëkurë e ndezur

Stimulues – ushqim jo i shëndetshëm – Ushqimi i përpunuar ngadalëson tretjen, dhe rezultati i kësaj ngecje është shumëzimi i baktereve jo të shëndetshme në stomak. Kur ndodhë kjo, ekziston gjithmonë mundësia që bakteret e këqija mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë inflamacion që do të jetë i dukshëm në lëkurë. Zgjidhja? Konsumoni probiotikë (baktere të mira), ato veprojnë si antibiotikë natyralë që mbrojnë stomakun dhe në mënyrë indirekte kontrollojnë proceset inflamatore në trup.

 

Përbërës i ri hit për lëkurën – Centella aziatike ose fillimisht Centella asiatica – një barishte që ka veti të forta antioksiduese, ka fuqinë të stimulojë rigjenerimin e lëkurës dhe kështu të forcojë funksionin e saj mbrojtës – thelbësore në dimër kur lëkura është e ekspozuar ndaj grimcave të ndotjes. Plus, zvogëlon skuqjen, inflamacionin, dhe madje vepron në procesin natyror të plakjes.