Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve nga vetë ushqimi, me ushqim të pasur me vitamina dhe minerale dhe, sidomos me anë të preparateve të ndryshme dhe zëvendësimeve të ushqimit paraqet një interes vazhdimisht më të madh për shfrytëzuesit dhe punonjësit mjeksor. Gjatë decenieve të fundit ky problem është bërë synim i shumë hulumtimeve shkencore, të cilat synojnë të të gjejnë përgjigje për pyetjet më shpesh të parashtruara:
– A i plotëson ushqimi nevojat e organizmit me minerale dhe vitamina?
– A duhet dhe kur duhet të merren në formë të preparateve mjeksore dhe si plotësues të ushqimit?
– Kur dhe si ndikojnë mbi rritjen dhe zhvillimin e drejtë të organizmit?
– A ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në rast të ndonjë sëmundje?
– Si ta vërtetojmë nevojën për të konsumuar vitamina dhe minerale plotësuese?
– Në cilën dozë dhe sa shpesh të konsumohet?
– Konsumi i tepërt a shkakton pasoja dëmtuese dhe si manifestohen këto pasoja?
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shpesh shkakton sëmundje, por edhe konsumi i tepërt i tyre mund të ketë ndikim negativ.
Çfarë nënkuptojmë me vitamina dhe minerale?
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin e shëndetshëm të organizmit për shkak se marrin pjesë në procese të ndryshme biokimike. Organizmi nuk mund t’i sintetizoj (përveç Vitaminës D) dhe për këtë arsye patjetër t’i konsumoj me anë të ushqimit ose si plotësime në formë të prerparateve mjeksore ose si zëvendësues të ushqimit.
Organizmi jonë më së miri mund t’i shfrytëzoj vitaminat dhe mineralet nga ushqimi, gjegjësisht nga burimet natyrore. Me ushqimin e larmishëm fitohet depërtimin i të gjithë vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal në organizëm.
Në raste të ushqimit të keq, si dhe gjatë disa sëmundjeve ose gjendjeve të caktuara gjatë të cilave pengohet konsumi i ushqimit normale ose kemi rritje të nevojës për vitamina ose minierale, rekomandohet konsumimi i tyre me anë të preparative dhe plotësueseve ushqimor për të plotësuar nevojat e organizmit.
Funksionin e tyre në proceset biokimike në organizëm vitaminat e realizojnë bashkë me mineralet, dhe mungesa e cilitdo vitamin ose miniral të nevojshëm domosdoshmërisht ndikon edhe mbi shfrytëzimin dhe realizimin e funksioneve të mineraleve ose vitaminave ekzistues.
Disa dieta mund të përfundojnë në mungesën e vitaminave dhe olioelementeve individuale. Kështu që, një dietë e pasur me proteina, kurse e varfër me karbohidrate shkakton mungesën e vitaminave A,C, hekurit dhe klciumit, kurse disa tjera shkaktojnë mungesën e vitaminave të B kompleksit dhe kalciumit.
Vitaminat
Vitaminat (nga latinishtja vita=jetë) paraqesin substanca komplekse organike të cilat në mënyrë natyrore gjenden nëbotën bimore dhe shtazore dhe jnë të domosdoshme në sasira të vogëla për proceset metabolkie në organizëm.
Organizmi i njeriut nuk mund të sintetizoj asnjë vitamin (përvec vitaminës D) , kështu që është e nevojshme që të konsumohen me anë të ushqimit për funksionimin e tij të duhur.
Vitaminat ndahen në dy grupe:
1. Vitaminat të cilat zbërthehen në yndyrëra (A, D, E dhe K ) – mund të qëndrojnë më gjatë dhe të akumulohen në organizëm, për këtë arsye me kujdes duhet të konsumohen prepratet me këto vitamina që të mos shkaktohet hipervitamizona.
1. Vitaminat të cilat zbërthehen në ujë (vitamini C, gurpi i vitaminave V, acid folik) – shpejtë ndahet nga organizmat dhe më shkurtë mbahen në të, për këtë arsye duhet të konsumohen çdo ditë me ushqim.
Vitanminat janë shumë të rëndësishme për funksionin e organizmit dhe për disa grupe të pacientëve është e domosdoshme konsumi i tyre si plotësim i ushimit. Të tillë janë fëmijët, njerëzit e rritur, individët të cilët janë në dietë, sportistët dhe njerëzit të cilët merren me punë fizike.
Kështu që, te foshnjët përfshihen vitaminat A-për shikimin dhe D – për koskat. Mungesa e vitaminit D te fëmijët mund të shkakton rahitisin, kurse te të rriturit osteoporozën. Vitamini В12 është i rëndësishëm për krijimin e eritrociteve dhe mungesa e tij mund të shkakton aneminë.Vitaminat e B kompleksit janë të dobishme për lëkurën, flokët, thonjët si dhe për sistemin nervor periferike dhe qendror.Në hapsirat tona shumë rrallë paraqitet mungesa e këtyre vitaminave për shkak të mënyrës së ushqimit, por shpesh janë të nevojshme si plotësues të ushqimit te individët të cilët për ndonjë arsye nuk pranojnë sasira të mjaftueshme ose kanë nevojë më të madhe për të njejtat.
Mineralet
Mineralet janë bartës të funksioneve të rëndësishme jetësore – nga mbatja e barazpeshës elektrolite e deri në pjesëmarrjen në proceset biokimike. Disa nga këto janë të nevojshme në sasira më të mëdha (natriumi,kaliumi, kalciumi dhe të tjerët), kurse disa të tjerë në mikrosasi, pothuaj me sasira minimale (seleni, zink, kobalt,bakër dhe oligoelemente tjera). Konsumimi i sasirave më të mëdha mund të dëmtoj shumë barazpeshën në organizëm dhe/ose mund të shkakton edhe helmim.
Funksionojnë bashkë me vitaminat dhe më së miri shfrytëzohen kur konsumohen me ushqim. Në shtesat ose plotësimet ushqimore përmbahen sasira jo të barazpeshuara në përputhje me nevojat e organizmit.
Kur dhe sa janë të nevojshme vitaminat dhe mineralet plotësuese?
Vitaminat dhe shtesat tjerë në asnjë mënyrë nuk janë formë e zëvendësimit të ushqimit të shëndetshëm. Konsumi ditor i ushqimit të shpejtë nuk do të zëvendësoj konsumin e vitaminave dhe mineraleve plotësuese. Ushqimi i barazpeshuar mirë dhe vitaminat dhe proteinat plotësuese do t’ju ndihmojnë që të arrini dhe rruani mënyrën e shëndetshme të jetës.
Përdorimi i tepërt sasirave të vitaminave dhe mineraleve në shtesat e ushqimit te individët të cilët nuk kanë mungesë mund të shkaktojnë ndikime negative. Për këtë arsye, kur konsumojmë vitamina dhe minerale sërish duhet të kemi kujdes dhe të ndiqen këshillat e mjekut ose faramacistit.
Si mund t’ju ndihmoj farmacisti?
Pacientët ndonjëherë konsumojnë më shumë vitamina dhe minerale se sa kanë nevojë, shpesh për shkak të mosdijes dhe mos informimit. Rastis që të kërkojnë më shumë preparate me përbërje të njejtë ose të ngjajshme dhe përderisa i përdorin në të njejtën kohë atëherë konsumojnë dozë më të lartë se sa nevojitet.
Këtu rol kyç ka faramacisit i cili obligohet që t’i infromoj pacientët me përbërjen, t’i informoj pacientët me mundësin e dozimit të tepërt, t’i këshilloj se cili nga preparatet e zgjedhura është më i përshtatshëm për gjendjen e tyre dhe detalisht t’ju sqaroj përdorimin e tyre.
Kur shfaqet nevoja për këto shtesa ose plotësime të ushqimit, është e nevojshme që individët të këshillohen me mjekun dhe/ose farmacistin, kur në mëynrë shumë koncize do t’i cekin medikamentet të cilët tashmë i konsumojnë.
Prof. Dr. Bistra Angelovksa