Vjeshtë pa ftohje

Vjeshtë pa ftohje
Kurdoherë që simptomat vërehen në kohë, preparatet natyrore fitojnë betejën kundër viruseve. Kujt t’i besoni këtë herë?

SHTOGU
Kur ju gërvisht fyt,i koka ju dhemb, teshtini më shpesh, ndjeni dobësi të muskujve – është koha për shtog. “Shtogu s’do të parandalojë ftohjen, por do të parandalojë përhapjen e virusit të frymëmarrjes sa të shkoni në shtrat,” thotë Liz Williamson, një profesoreshë e farmacisë në Universitetin Reading.
Dëshmi se funksionon? -Dy eksperimente të pavarura dhe të ndryshme nga shkencëtarët izraelitë kanë treguar që shtogu shkurton kohëzgjatjen e simptomave të gripit për dy deri në katër ditë.
Si ta pini atë? – Çaji i luleve të shtogut promovon djersitjen dhe për këtë arsye përdoret kundër ftohjes, gripit, pneumonisë dhe organeve të frymëmarrjes dhe reumatizmit. Një lugë çaji (10 gram) lule shtogu avullohet me 1 litër ujë të zier. Mbuloni çajin me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Pini një filxhan të vogël çdo 2 orë. Lejohet gjithashtu të hahen edhe kokrrat e shtogut pasi ato përmbajnë vitamina B1, B2 dhe C.

Echinacea (Lulja e boçes)

E dëshirueshme për ata që punojnë në një kompani të madhe dhe janë të rrethuar nga shumë njerëz gjatë ditës, me njerëz që shpesh janë të sëmurë ose nëse përdorni transport publik. Për dallim nga shtogu, lulja e boçes është një masë e mirë parandaluese, jo një kurë.
Dëshmi se funksionon? – Testet laboratorike (provë në epruveta) kanë treguar që lulja e boçes ringjall qelizat duke i inkurajuar ata të luftojnë kundër viruseve. Çfarë thonë testet e realizuara te njerëzit? “Disa prova tregojnë se ndihmojnë, të tjerat që nuk ndihmojnë, por nuk bën dëm nëse e konsumoni”, thotë profesoresha Williamson.
Si ta pini atë? – Një nga arsyet përse kemi prova të ndryshme për ndikimin mjekësor të echinacea (lule boçes) është se pjesë të ndryshme të bimës janë përdorur në hulumtime. Për t’u marrë me të ftohtin e zakonshëm, keni nevojë për pjesët që rriten mbi tokë, të tilla si gjethet, kërcelli dhe lulet. Për të bërë çaj, keni nevojë për 30 deri 50 gram rrënjë të copëtuar të bimës. Zhytini ata në 1 litër ujë dhe lëreni të qëndrojnë për 10 minuta. Pini 3 deri në 5 gota të vogla çdo ditë derisa të rikuperoheni. Çaji nuk rekomandohet për përdorim të përditshëm.

VITAMINA C
Nëse ju pëlqen të shkoni në palestër. “Rasti i vetëm ku vitamina C është vërtetuar se parandalon ftohjen është kur ajo merret nga njerëz që në mënyrë aktive ushtrojnë, siç janë maratonistët”, thotë Dr. Sara Brewer, autore e “The Essential Guide to Vitamins, Minerals And Herbal Supplements”.
Dëshmi se funksionon?  – Në një analizë të vitaminës C në Universitetin e Helsinkit, studiuesit konfirmuan se doza nga 600 deri në 1000 miligramë ndihmoi njerëzit të ekspozuar ndaj stresit fizik (ata që ushtrojnë ose bëjnë punë fizike) për të parandaluar ftohjet. Një studim tjetër thotë se një dozë ditore prej 1.000 miligramë vitaminë C zvogëlon kohëzgjatjen e ftohjes së zakonshme për 8%.
Si ta pini atë? – Doza e tepërt e vitaminës C mund të shqetësojë stomakun. 1.000 miligramë është maksimumi që duhet të merrni çdo ditë, por është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj amë për të zbuluar dozën e saktë.

PROBIOTIK
Shoqërues i detyrueshëm i terapisë me antibiotikë, por edhe i dëshirueshëm për ftohjet e zakonshme. “Nëse një probiotik ka një funksion mbrojtës, atëherë ai është parandalimi, jo trajtimi”, thotë Phillip Calder, profesor i imunologjisë ushqyese në Universitetin e Southampton. Në teori, bakteret probiotike përmirësojnë funksionin e qelizave mbrojtëse që jetojnë në bark dhe më vonë udhëtojnë diku tjetër në trup për të parandaluar ndonjë infeksion.
Dëshmi se funksionon? – Një përmbledhje e fundit e provave nga mjekët në Kolegjin e Universitar të Mjekësisë Hallym në Kore, thuhet se probiotiku kishte një efekt margjinal në parandalimin e ftohjes.
Si ta pini atë? – Kur pini kos ose pilulë, nëse është e mundur kërkoni bakteret e mëposhtme në përbërje: Bifidobacteria, Lactobacilus, Saccharomices boulardi, LGG (Lactobacillus rhamnosus GG), pasi ato janë treguar se janë më efektive gjatë diarresë në udhëtim ose diarre të shkaktuar nga antibiotikët.

ZINKU
Nëse dietës suaj i mungon mishi, shpendët ose drithërat, zinku është një mikron ushqyes i rëndësishëm për funksionimin e imunitetit; “Mungesa e tij do të thotë që ju të mund të bëheni të prirur ndaj ftohjes”.
Dëshmi se funksionon? -A keni dëgjuar ndonjëherë se lëpirja e tabletës së zinkut shkurton kohëzgjatjen e një ftohjeje? Fatkeqësisht vetëm për një ditë, kështu që nëse mendoni se sakrifica e njohur si shije metalike në gojë (në disa dhe pështjellje) ia vlen, urdhëroni provojeni.
Si ta pini atë? – Profesori Calder nuk rekomandon konsumimin e zinkut të pastër sepse mund të shkaktojë një çekuilibër me minerale të tjera siç është bakri. Do të ishte ideale të hani më shumë ushqime që përmbajnë zink (mish pule, qumësht, spinaq, fara kungulli, ushqime deti). Për të parandaluar efektet anësore të shtojcës së pastër të zinkut, merrni atë përmes multivitamineve.