VOLEJBOLLI – SPORT I PËRKRYER EKIPOR PËR TË GJITHA STINAT

VOLEJBOLLI – SPORT I PËRKRYER EKIPOR  PËR TË GJITHA STINAT

Volejbolli është një sport dinamik, grupore pa kontakt i cili bazohet në lojë kreative dhe konkurruese. Volejbolli është sport i cili zhvillon shumë aftësi dhe shkathtësi të cilat janë me rëndësi të madhe për organizm të shëndoshë.

Rregullat e lojës
Volejbolli është sport i cili përfshinë shpejtësi, eksplozivitet dhe lëvizje të gjithanshme të trupit. Nga lojtarët kërkohet reagim i shpejtë, koncentrim dhe gadishmëri mentale. Karateristikë kryesore e lojtarëve të volejbollit është fuqia dhe lartësia, kurse primare, për suksesin e një ekipe, është loja e përbashkët dhe ekipore.
Volejbolli është loj ekipore (grupore), e cila numron nga gjashtë lojtarë të cilët fuqitë e tyre dhe përvojën e tyre e “masin” në terren me madhësi prej 18х9 m, kurse në mes ndahet me një rrjetë.
Qëllimi i secilës ekip është që të „hudh“ topin në terren të kundërshtarit, që ata të mos arrijnë ta kthejn. Ekipa ka të drejtë të prek topin tre here nën një pike, por i njejti lojtar nuk ka të drejtë të prek topin dy here njëra pas tjetrës.

A është volejbolli për mua?
Volejbolli është sport për secilin dhe mund të jetë lojë rekreative dhe shoqërore, e cila mund të zbatohet gjatë tërë vitit. Shumë i njohur është volejbolli në plazh, ku edhe nuk kërkohet përgatitje e veçantë ose ekip e krijiuar saktësisht ashtu si kërkojnë rregullat.
Për zbatim profesional të këtij sporti sërish janë të nevojshme disa paradispozita të caktuara, si trupore ashtu edhe mentale, por me stërvitje të mira dhe me udhëzime profesionale ka mundësi që secili prej nesh të bëhet një lojtar i mirë i volejbollit.

I dobishëm për të dy gjinitë
Në përgjithsi, sipas statistikës, volejbolli është më i zbatueshëm për gjinin femrore se sa për meshkujt.
Ashtu si edhe te shumë sporte tjera, dobitë nga zbatimi i volejbollit janë të shumëfishta për shëndetin fizik dhe mental.
Sipas të dhënave sportive jo zyrtare, 95% e fëmijëve sot kanë fillim të deformitetev trupore (tabane të sheshta, muskuj të dobët të cilët mbajnë shtyllën kurizore, motorikë të pazhvilluar për lëvizjа…) të cilët nuk lidhen me faktorin trashëgues por me mënyrën e keqe të jetesës. Ashtu si fëmija patjetër të mësoj të flet, ashtu patjetër të mësoj dhe të zhvilloj edhe motorikën e vetë. Zbatimi i volejbollit angazhon proceset e ngelura fiziologjike në organizëm. Përveç kësaj, volejbolli ka ndikim të madh mbi zhvillimin emocional të fëmijës – zhvillimi i ndjenjës për vetëbesim (fëmija mbizotron pengest të cilat në fillim nuk arriti), kënaqësi dhe ndjenjsë se i takon një grupi.

Aktivitete e marrjes dhe dhënies së topit, karateristikë për volejbollit, shpesh përdoren edhe si ushtrime të dobishme për parandalim dhe korrigjim të deformiteve të shtyllës kurizore.

Dobitë nga volejbolli janë:

  • të kontribojnë në zhvillimin e përgjithshëm dhe specifike biometrik
  • të kontribojnë në zhvillimin e shprehive motorike dhe njohurive karakterisike për volejbollin
  • të kontribojnë në formimin e shkathtësive positive morale dhe të lira
  • të mundësoj argëtim të shëndosh, të dobishëm dhe të larmishëm, si dhe mbrojtje nga ndikimi negativ

Mbatje e trupit siç duhet është e rëndësishme për statusin fizik por edhe për atë psiqik. Shumica e lëvizjeve në volejboll kontribojnë në zhvillimin simetrik të muskulaturës te ata të cilët e zbatojnë këtë sport. Jo rastësisht ju rekomandohet edhe prindërve, fëmijët e të cilëve kanë problem me lëvizjen e duhur, që të merren me volejboll.

Volejbolli jep mundësi për të demonstruar shkathtësit vetijake me anë të sportit, mundëson afirmim të identiteti vetiak, socializim dhe përjetohet volejbolli si zgjedhje e shkëlqyer për plotësimin e kohës së lirë.

Volejbolli është sport aerobik, andaj, në përputhje me këtë, është shumë i mirë për të gjithë ato me mbipeshë sepse nxit shkrirjen e shresave yndyrore.