ZGJIMI I TË GJITHË SHQISAVE

ZGJIMI I TË GJITHË SHQISAVE
Me më shumë se 200 ditë me diellë në vit, klimë të përshtatshme dhe male me pamje të shkëlqyeshme të pasura me florë dhe faunë specifike, vendi ynë paraqet një tokë ideale për altivitet dhe qëndrim në mal.
Më afër vetvetes
Alpinizmi sipas definicionit nuk paraqet vetëm aktivitet të theshtë fizik. Dashamirët e vërtetë do ta definojnë si njohje e vetvetës dhe njohje e natyrës në formën e saj më të pastër. Në fund të fundit, simbioza e këtyre dy proceseve do të na dërgon te njohja e raportit dhe rolit tonë me vetë natyrën.
Një herë në mal-tërë jetën në mal. Kjo është vlera më e lartë shpirtërore e cila „fitohet“ në mal.
Lehtësim për trupin dhe shpirtin
Nuk ka ushtrime më natyrore, madje më ekonomike aerobike se sa shëtitja ose vrapimi në mal. Terreni jo i sheshtë specifik i cili plotësohet me lartësira të ndryshe, do ta bëj shëtijen një aktivitet të vështirë, ku kjo shëtitje do të bëhen shumë më produktive dhe më sfiduese se sa në sipërfaqet e sheshta ose pa pengesa.
Aktivitete e rregullta rekreative në mal ose qëndrimet më të gjata të planifikuara pa dyshim ndikojnë pozitivisht mbi shëndetin, kurse aktivitete e këtilla shpesh përshkruhen edhe si terapi për sëmundje të ndryshme.
Alpinizmi rekreativ është ushtrim i shkëlqyer ndikimi i të cilës, mes tjerash,  mund të vërehet te individët me:
  • sëmundje kardiovaskulare
  • shtypje të lartë të gjakut
  • reagim alergjike
  • anemi
  • sëmundje të lëkurës
  • sëmundje respiratore
  • imunitet të reduktuar

 

Qëndrimi në mal ka ndikim të volitshëm te individët me forma më të buta të depresionit, stresit dhe shqetësimit. Qetësia malore është „mbledhës“ i pakthyeshëm dhe i veçantë i stresit dhe formave tjera të shqetësimit të krijuar nga mënyra bashkëkohore dhe dinamke e jetës.
Dy në një – trup i shëndosh dhe i thellë
Nëse jeni në kërkim të aktivitetit i cili do të ndihmoj në ndërtimin e trupit të hollë, dhe poashtu edhe trup të shëndoshë, atëherë rrugica e vërtetë është rrugica malore.
Aventurë
Lëvizja dhe qëndrimi në mal vetvetiu paraqet aventurë. Bollëku i fshehur i bukurisë natyrore, pamjet dhe pejsazhet, nga të cilat të ndalet edhe frymarrja, e kroijojnë magjinë e aventurës. Takimi potencial me shikimin e butë të drenushës mund të lë përshtypje të thellë në qenien tuaj. Ajo është aventurë e llojit të veçantë. Ajo sëhtë aventurë e cila do të kthehet sërish.
Ushqim për të gjithë shqisat
Përveç që do të ushqejmë mushkritë tona të bardha me ajër të pastër dhe do të ushqejmë edhe shpirtin tonë me qetësi dhe rehati, në mal mund të ushqejmë edhe trupin tonë. Varësisht nga zona dhe periudha e vitit, në mal mund të gjejmë edhe shumë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm nga frutat dhe bimët e ndryshme të ngrënshme. Mundësi ideale do të jetë të mbledhim porcionin vetë dhe ta konsumojmë në formë të freskët. Përveç kësaj, mund të kthehemi me një qese plotë me çaj mali të freskët.
Vëretje: Mos konsumoni dhe mblidhni fruta ose bimë për të cilat nuk jeni të sigurtë se mund të hahen.
Këshilla dhe rekomandime të dobishme
Klima në mal mund të dallon pak ose shumë nga vendi ku ju jetoni. Andaj, merrni parasyshë edhe parashikimin e motit, dhe në përputhje me këtë bëni edhe zgjedhjen e teshave.
Gjithmonë merrni me vete sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit.
Para se të niseni, mos konsumoni ushqime yndyrore dhe të rënda.
Lëvizja me shoqëri gjithmonë mund të jetë më interesant dhe më e sigurtë.
Antarsohuni në ndonjë shoqëri alpiniste. Zgjeroni rrethin e shokëve dhe dashamirëve të natyrës. Në mënyrë plotësuese hulumoni bukuritë e vendit tuaj me anë të programeve të këtyre shoqatave.
Ruajeni ambientin dhe kujdesuni që prania juaj në mal të mos dëmtoj raportet e krijuara të ekosistemit. Mblidh tërë mbeturinat të cilat do t’i gjeneroni.
Keni nevojë për më shumë motivim? 
Jashtë tashmë është pranverë. Kohë ideale për alpinizëm. Merrni më të dashurit tu, familjen tuaj dhe kënaquni.
A keni ditur?
Alpinizmi e nxit dhe e rrit kreativitetin. Kalimi i kohës në mal e rrit kapacitetin kreativ për 50%.