Maratoni i Shkupit PlusPharma

Shkup, 07 Maj 2017-Ekipi i PlusPharma mori pjesë dhe me sukses e mbaroi garën e Maratonit të Shkupit dhe me shembull individual,e dëshmuan se janë të përkushtuar për shprehitë e shëndetshme sportive të cilat kontribojnë dhe direkt ndikojnë në shëndetin e çdo individi në shoqëri.

Më shumë se 30 anëtarë të ekipiot të barnatorëve  PlusPharma ishin pjesë e garës prej 5 km, kurse anëtarët e mbetur i inkurajonin pjesëmarrësit në maraton nëpër rrugicat e Shkupit. Bashkë me më shumë se 8.500 pjesëmarrës prej 50 shteteve në maratonin e këtij viti, ekipi i PlusPharma (Farmacisti Juaj) vraponte nëpër rrugicat e Shkupit dhe e mbaroi garën duke marrë vendin e dytë në garën ekupore në kategorinë meshkuj dhe vendin e 27 në kategorinë femra.

Brendi farmaceutik PlusPharma në pjesën e përgjegjësisë shoqërore e  vendosi sportin në qendër të vëmendjes dhe u dha mbështetje aktiviteteve sportive të këtij tipi, duke kontribuar në krijimin e shprehive të shëndetshme, rritjen e energjisë pozitive dhe zhvillimin e sportit në Maqedoni.

rezultatet 2017:

maratonë – renditje e përgjithshme
burra
1. Kiprotich KIRUI KEN | 2:12:59
2. Edwin Kipruto KIRWA KEN | 2:16:15
3. Samuel Kimutai KIPTUM KEN | 2:16:32
gratë
1. Stellah Jepngetich | KEN | 2:33:42
2. Salina JEBET | KEN | 2:44:19
3. Gladys Jepkurui BIWOTT | KEN | 2:47:06

Gjysma maratonë – renditje e përgjithshme
burra
1. Дарио Ивановски МКД | 1:11:27
2. Атанас Анчевски МКД | 1:14:10
3. Милош Ранчич МКД | 1:16:07
gratë
1. Leila Luik | EST | 1:26:07
2. Liina Luik EST | 1:26:07
3. Lily Luik | EST | 1:26:07