Turneu Ndërkombëtar i Boulingut PlusPharma- 8 shtator

Shkup 08.09.2018 – Me organizimin e klubit për bouling Vardar, kurse e mbështetur  nga barnatoret PlusPharma, fundjavën e shkuar u mbajt Turenu i dytë Ndërkombëtar i Boulingut PlusPharma- 8 shtator në qendrën sportive Boris Trajkovski.

Adhuruesit e boulingut u kënaqën me garimin, në të cilën morrën pjesë edhe sportistët më të mirë të rajonit.Turneu i dytë ndërkombëtar në bouling nën organizimin e Klubit Vardar ofroi shumë momente emocionuese të cilët u shoqëruan me mahnitjen e publikut. Pas plotë 7 orë  në fund me 3607 pikë klubi ekipor i boulingut “Beograd” nga Serbia e mori vendin e parë, kurse Bojan Vllaqevski nga klubi i boulingut “Vardar” ishte personi më i mirë në turneun me 645 pikë të fituara.

Brendi farmaceutik PlusPharma me këtë sponsorim dëshmoi përkushtimin  e tij për shprehi të shëndosha sportive që kontribojnë  dhe direkt ndikojnë shëndetin e çdo individi.