Le të vazhdojmë me përgjigjen: edhe PO dhe JO! Le të gjykojmë në fund! Nëse jeni një nga ata që vazhdimisht kërkoni justifikime për të kapërcyer palestrën, atëherë s’ka fjalë se ju keni nevojë për një partner. Në fakt, ne të gjithë kërkojmë një partner në fillim, derisa të arrijmë atë ndjenjën e mirë pas trajnimit/stërvitjes dhe kuptojmë se askush nuk na nevojitet për të punuar me vetveten.
Studimi i botuar në Hulumtimin për Edukim Shëndetësor (Health Education Research), kishte për qëllim të zbulonte fuqinë e mbështetjes së partnerëve në trajtimin e diabetit tip 2. Megjithatë u zbulua se trainimi ose stërvitja me partnerë rrit motivimin që individët të qëndrojnë besnikë regjimit sportiv. Kjo është e shkëlqyeshme, sepse nuk do të humbisni paratë që keni investuar. Madje nëse partneri juaj nuk është miku/mikesha juaj, por i dashuri ose burri juaj, atëherë studiuesit thonë se do të korrni plus përfitime siç janë thellimi i marrëdhënies dhe lidhja në nivel të ri.
Por shpata ka dy tehe, kështu që ju rrezikoni të prishni marrëdhëniet në të njëjtën kohë për shkak të; vonesës së partnerit tuaj, idesë për lloj të ndryshëm të sportit, mënyrës krejtësisht të ndryshme për t’u çlodhur pas stërvitjes, qëndrimit të ndryshëm ndaj ushqyerjes etj. Dhe tani? Provoni në çift, por në fund, bëni atë që ju përshtatet juve.
VENDIMI
Sa është e thjeshtë për t’u realizuar: 7 nga 10
Rezultatet të shpejta: 8 nga 10
Përmirësimi mendor: 7 nga 10
Zgjidhje afatgjatë: 8 nga 10
REZULTATI PËRFUNDIMTAR: 7.5 nga 10