KOLAÇ ME MOLLË DHE ARRA

KOLAÇ ME MOLLË DHE ARRA
  • 3 vezë

  • 1filxhan(prek 200ml) sheqer

  • 1filxhan qumësht

  • ½ filxhan vaj

  • 1filxhan griz misëri

  • 1filxhan arra të bluara

  • 1 qese maje 

  •  2 filxhan të mollave të renduara

  • 100 g rrush të thatë

Për salcë çokolate:

  • 80 ml qumësht

  • 80 g gjalp

  • 3 lugë sheqer

  • 100 g çokolatë për gatim

Përgatitja

Rrihni të bardhat e vezës me sheqer, shtoni të verdhat e vezës, pastaj qumështin, arrat, grizin, majen, mollat e renduara dhe rrushin e thatë. I përziejm mirë dhe i vendosim në tigan (25x35cm), të lyer ose të mbështjellur me letër për pjekje. E pjekim pothuaj gjysmë ore në furrë të nxehtë në 180°C.
Për salcin – e nxehim qumështin me sheqer, shtojmë gjalpin dhe çokolatën dhe e përziejm deri sa të shkrihet. Me brumin e përgatitur e lyejmë kolaçin. E presim në katëror, e lëmë të ftohet dhe e servojmë.