Përbërësit e nevojshëm:
- 100 g spinaq i njomë
- 1 mollë jeshile
- 50 g mocarela
- 30 g arra të grira
Përbërësit për salcën:
- 2 lugë lëng limoni
- 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1 lugë çaji mustardë
- kripë dhe piper të zi
Arrat piqni rreth 3 minuta në letër për pjekje në temperaturë 170 gradë dhe më pas copëtoni. Lani spinaqin, kulloni dhe nëse është e mundur mos e prisni. Nëse gjethet janë më të mëdha, copëtoni ato duke i këputur. Prisni mollën në feta të holla kursë mocarelën në kube. Përzieni përbërësit e salcës me një lugë për përzierje derisa të bashkohen mirë, përzieni për 1 minutë ose përdorni përzierës elektrik. Vendosni të gjithë përbërësit e sallatës në një enë të thellë dhe hidhni salcën mbi to.