Sallatë me spinaq të njomë

Sallatë me spinaq të njomë

Përbërësit e nevojshëm:

  • 100 g spinaq i njomë
  • 1 mollë jeshile
  • 50 g mocarela
  • 30 g arra të grira

Përbërësit për salcën:

  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë çaji mustardë
  • kripë dhe piper të zi

Arrat piqni rreth 3 minuta në letër për pjekje në temperaturë 170 gradë dhe më pas copëtoni. Lani spinaqin, kulloni dhe nëse është e mundur mos e prisni. Nëse gjethet janë më të mëdha, copëtoni ato duke i këputur. Prisni mollën në feta të holla kursë mocarelën në kube. Përzieni përbërësit e salcës me një lugë për përzierje derisa të bashkohen mirë, përzieni për 1 minutë ose përdorni përzierës elektrik. Vendosni të gjithë përbërësit e sallatës në një enë të thellë dhe hidhni salcën mbi to.