ADITIVET NË USHQIM

ADITIVET NË USHQIM
Si pasojë e zhvillimit të teknologjisë ushqimore si dhe i nevojës që një sasi e caktuar e ushqimit të ruhet për një kohë më të gjatë, si dhe për shkak të kërkesave më të mëdha të konsumatorëve, industria ushqimore vazhdimisht është aftësuar duke ofruar ushqim me cilësi të reja shqisore, pamje të re, me afat më të gjatë të qëndrueshmërisë, shije të reja, etj.

Që të arrihet shije më e mirë, pamje më e bukur, aromë, qëndrueshmëri më e gjatë në përgatitjen e ushqimit, gjithmonë janë shfrytëzuar aditive për atë qëllim. Kjo është pjesë e kulturës ushqimore. Zgjedhja e shtesave ka qenë frut i përvojës, traditës, fantazisë dhe i mënyrë së bashkëpunimit me natyrën.Rol kyç në ato krijime kanë luajtur, edhe sot vazhdojnë të luajnë shtesat e ndryshme të ushqimit të cilët i emrëtojmë ose i njohim si aditive. Sot, shtesat në ushqim janë identifikuar me anë të e-numrave, kurse industria ushqimore e mori monopolin mbi definicionin se çka janë shtesat ushqimore.

Çka janë aditivet?

Aditivet janë subsanca me përbërje të njohur kimike të cilat nuk mund të konsumohen vetëm, nuk janë përbërës tipik të ushqimit, parimisht janë pa vlerë ushqyese, por shtohen në ushqim me qëllim që të përmirësohen vetitë teknologjik dhe shqisore. Aditivet shtohen në ushqim, në procedurën teknologjike të prodhimit, përgatitjes, formimit të paketimit, transportit dhe ruatjes. Për shkak se nuk janë përbërës natyror të ushqimit, këto sjellin edhe disa rreziqe të caktuara shëndetsor nëse tejkalohet konsumi i lejuar në ditë.Aditivet e barazojnë cilësinë e produktit, mundësojnë konsumin e ushqimit sezonal gjatë tërë vitit, e vazhdojnë afatin e përdorimit.Aditivet mundësojnë që ndonjë produkt të fitoj veti, shije dhe cilësi të cilat nuk i ka si përbërës natyror. Me aditive, për shembull: papatet e skuqura fitojnë shijen e keçapit ose aromën e tymit, uji i thjeshtë bëhet ujë i gazuar, përzierjet e yndyrërave bimore dhe niseshtesbëhet djathë i shkrirë, buka dhe ushqimet e bardha të pjekura me shtimin e aditiveve bëhen të “zeza”,mishi në raftet e friguriferit ka ngjyrë të bukur të kuqe dhe pamje të freskët– të këtillë shembuj ka plot. Përveç aditiveve të fituar sintetike, ekzistojnë edhe aditive me prejadhje natyrore, siç janë ngjyrat natyrore, vitaminat, fijet bimore, enzimet. Njihen rreth 300 aditive dhe më shumë se 3500 komponimeve të tyre.

Е-numrat

Е-numrat

Duke pasur parasyshë se gjendemi në kohën e informaconeve, njohja e aditiveve bëhet me anë të e-numërave të cilët paraqesin një shenjë gjerësisht të pranuar në tërë botën.
Е-numërat mundësojnë shënimn dhe njohjen më të lehtë, si dhe dëshmi për vlerësimin dhe klasifikimin toksikologjik të aditiveve.
Duke pasur parasyshë se aditivet ndahen në disa grupe, ekzistojnë disa rregulla për numërim të cilat ua paraqesim:

  • ngjyrat– 100-181;
  • konzervancet– 200-285 dhe1105;
  • antioksidantët– 300-340;
  • rregullatorët e aciditetit– shënohenme numëra të ndryshëm;
  • trashës /emulgaro– 322, 400-499 i 1400-1451;
  • substancat për pengimin e kokërrzimit– 550-572;
  • përforcues të shijes– 600-650;
  • substancat për lustrim– 900-910;
  • substancat për ëmbëlsim-420, 421, 950-970.

Aditivet ushqimoreshtesë ose mungesë në ushqim

Aditivet në ushqim nuk mund të eliminohen plotësisht, por mund të kufizohet konsumi i tyre.Më shpesh duhet të përdoren produkte të freskëta pa aditive (pemë, perime, drithra, thjerrza, fasule, salce që i përgatisni vetë), kurse përdorimi i ushqimit të pëgatitur kimikisht dhe në mënyrë industriale plot me aditive të reduktohet minimalisht.Prodhimi industrial i ushqimit pa aditive nuk është e mundur, madje gjenden edhe te ushqimi i prodhuar ekologjik. Edhepse aditivet sot na mundësojnë siguri më të madhe të produhimit në kuptimin teknologjik, disa prej tyre nuk kanë emër të mirë dhe mund ta dëmtojnë shëndetin e njeriut. Pikërisht për këtë, konsumatorët vazhdimisht e më shumë informohen se çka konsumojnë me ushqimin, sidomos ata të cilët kanë probeleme të caktuara shëndetsore.

Aditivet janë “e keqe” e domodoshme, të cilat e përmirësojnë pamjen dhe shijen e ushqimit, por nuk e përmirësojnë cilësinë e saj.

Përse duhet t’i kushtohet vëmendje etiketës së poduktit?

Mënyra e vetme për të kontrolluar dhe deri diku të barazpeshoni atë që konsumoni është që me kujdes ta lexoni deklaratën e përbërjes së produktit. Në atë mënyrë, do të mund të shihni se sa aidtive ka dhe cilët janë ata aditive, që të mund t’i shmangni ata që janë të panvojshëm, të cilët kanë shkaktuar reagime të pakëndshme (alergjene) ose të zgjedhni produkte që përmbajnë sasi minimale të aditivëve. Fatkeqësisht, konsumatorit, për shkak të deklarimit jo të duhur ose jo të plot të përbërësve të produktit, shpesh e shkruar me shkronja shumë të vogla, i privohet e drejta për informim të drejtë për atë që blen dhe konsumon. Gjithsesi, nuk presim të mbani evidencë të e-numërave, por, sërish, kushtoni vëmendje kur të shkoni radhën tjetër në vetëshërbim.

Aditivet në pjatën e fëmijëve

Kur bëhet fjalë për fëmijët dhe produktet të cilat i konsumojnë, vijmë në konkludim se është vështirë t’i izolojmë nga fushata konsumatore dhe plotësisht t’i mbrojmë nga përbërësit e dëmshëm.Nuk mund të presim që të gjithë ëmbëlsirat t’i zëvendësoni me pemë dhe çdo ditë të bëni keka shtëpiak me përbërës të dëshmuar ose jo të dëmshëm. Për fëmijët më tërheqëse është ushqimet me shije dhe aromë të theksuar specifike, me ngjyra të gjalla dhe me forma interesante jo të gjalla, kryesisht, ushqim plot me aditive dhe me shtesa artificiale. Nga ana tjetër, konsumi i ushqimit të tillë ka vlerë të lartë energjetike, e begatshme me sheqer dhe yndyrna, që shpesh rezulton në mbipeshë, sepse konsumi i kalorive nuk është në përputhje me energjinë e harxhuar.Prandaj, prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje kur blejnë produkte për fëmijë, domosdoshmërisht t’i lexojnë deklaratat, përbërjen dhe vlerën ushqyese.Ushqimi i konzervuar dhe produktet me afat të shtyrë të pëdorimit ose produktet të cilat ne e dimë se përmbajnë sasira të madhe të aditiveve, duhet t’i shmangni, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Vëmendje të veçantë kushtoni produkteve të cilat asesi nuk rekomandohen për fëmijë dhe të cilat mund ta dëmtojnë sistemin e tyre imunitar të gjakut. Ju, si prind, keni zgjedhje. Prandaj, zgjedhni me mend.Me rëndësi është që gjithmonë ta keni në mendje se fëmijëve ju krijoni shprehi të të ushqyerit të cilat do të zgjasin tërë jetën. Mësoni fëmijët tuaj që të ushqehen shëndetshëm, por poashtu mësoni ata se shëndetshëm, nuk do të thotë pa shije. Përdorimi i pemëve dhe perimeve të freskëta, gatimi në shtëpi, shmangia e ushqimit të gatshëm ose gjysmë të gatshëm (konzervuar) dhe edukimi i fëmijëve nga ditët më të hershme se nuk ka nevojë për konsum të shpesht të ëmbëlsirave dhe “zemrave” industriale janë masa të mira për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Përveç fëmijëve, poashtu të ndjeshëm janë edhe të moshuarit sistemi imunitar i të cilëve nuk ka aq fuqi që të luftoj me tërë aditive e akumuara në trup.

Është evidente që aditivet sot në industrinë ushqimore janë të pa evitueshme. Ata ushqimin e bëjnë të pranueshme, afatgjate dhe te ne shkaktojnë dëshirë të jashtëzakonshme për konsumin e saj. Nuk mund të paramendohet se sa produkte do të duhet t’i harrojmë nëse në të nuk ka aditive.

Aditivet nuk mund t’i shmangim plotësisht. Ajo që mundemi është t’i eduktojmë ata për aditivet të cilat janë më të dëmshme dhe të kërkojmë t’i shmangim ku ka mundësi.