ALERGJITË NGA DIELLI

ALERGJITË NGA DIELLI
Dobitë nga dielli për çdo individ janë shumë të dobishme.Drita e diellit mundëson rritje dhe zhvillim të drejtë të tërë organizmit, ndihmon dhe mundëson formimin e vitaminës D edhe te eshtrat. Ka ndikim shumë pozitiv te shëndeti i përgjithshëm psikofizik dhe mental.

Në ndërkohë, efektet e dëmshme të dritës së diellit te një idivid janë të shumëta, madje ndonjëherë mund të jenë edhe fatale.Si t’i shfrytëzoni dobitë nga dielli, dhe të mos dëmtoni vetveten? Si ta gjeni masën e duhur?Këto janë disa dilema dhe pyetje të cilët e shqetësojnë secilin nga ne, sidomos në periudhën e verës.Mijëra vite, njeriu, me vetëdije ose pa vetëdije, ka zhvilluar mënyra të ndryshme të përshtatjes dhe mbrojtjes nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit, që ta shfrytëzoj vetëm më të mirën, dhe të mbrohet nga pasojat e dëmshme.

Dielli është miku i shëndetit, por, në të njejtën kohë ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit shkakton edhe vështirës serioze shëndetsore.

Alergjitë nga dielli

Edhepse shumë nga ne i gëzohen verës dhe shkuarjes në ranishte, numri vazhdimisht rritet i atyre për të cilët vera bëhet vërtetë një ankth i vërtetë. Arsyeja? Alergjitë e shpeshta nga dielli.
A mund dikush të jetë alergjik ndaj diellit? Gjithsesi, edhepse shumë i njohim alergjitë nga disa lloje të ushqimit ose nga disa barna, diellin me pa të drejtë gjithmonë e lëmë anësh kur bëhet fjalë për alergji. Edhepse nuk dihet shkaktari kryesor për alergjitë e diellit, besohet se “fajtori” është parapëlqemi gjenetik, gjegjësisht supozohet se është përgjigje e sistemit individual imunitar. Sërish, ekzistojnë edhe disa faktorë të rrezikut, siç është përdorimi i dia barnave, kurse reagim mund të shkaktojnë edhe disa kimikate të caktuara që gjenden në deodorante, parfemë, sapune dhe shampo.Ajo që më shqetëson është e dhëna se alergjitë nga dielli janë dukuri vazhdimisht e më e shpesht, kurse numri i personave alergjik ndaj diellit vazhdimisht rritet.

Skuqe, kruarje, ndezje, fluska ose gungëza të sëmura në lëkurëjo vetëm që janë të pakëndshme, por edhe paraqitje e dhimbshme që mund të jenë arsye për probleme serioze shëndetsore. Për disa ditë, madje edhe për disa minuta pas ekspozimit të parë në diell, këto simptome mund të paraqiten, por alergjia mund të ndodh më vonë, për këtë arsye shumë njerëz nuk e vërejnë.

Llojet e alergjive nga dielli

Ekzistojnë disa lloje të alergjive të diellit, paraqiten me ekspozimin ndaj rrezeve të para të diellit dhe vazhdimisht e më shumë njerëz ankohen për këtë problem.

  1. Erupsioni ndriçues polimorfikështë alergjia më e shpesht e diellit.Paraqitet disa orë pas ekspozimit në diell.E karakterizon: ndezja, krurja dhe skuqja e lëkurës, me paraqitje të ëntjeve, e ngjajshme me pickimin nga insektet. Më shpesh vjen deri te ndryshimi i lëkurës në pjesën e poshtme të qafës, anën e pasme të duarve dhe këmbëve. Kjo alergji zhuket pas 2deri3 ditë, kurse ekspozimi i shpesht ndaj diellit gjatë verësi ndihmon trupit që të përshtatet, kështu që paraqitja e këtij llojit të alergjisë reduktohet gjatë një stine.
  2. Erupsioni fotoalergjikpoashtu është një nga llojet e alergjive të diellit.Paraqitet në kontakt me kimikate të caktuara të lëkurës.Disa barna, poashtu mund të shkaktojnë simptome të këtij lloji të alergjisë.Karakterizohet mendezjetë kuq, kruarje dhe me fasha të vogla të cilat paraqiten një ose dy ditë pas ekspozimit në diell.
  3. Urtikaria solare ndodh disa minuta pas ekspozimit ndaj diellit, kurse shumë lehtë mund gabimish të diagnostifikohet dhe të ngatërrohet me diegie nga dielli.

 Alergjia mund të paraqitet pas disa minutave ose disa ditëve pas ekspozimit ndaj diellit.

Preparatet kozmetike dhe barnatarsye për alergjitë sekondare në diell

Disa preparate dhe barna mjeksore kozmetike mund të jenë arsye për alergji, pra para se ta fajsoni diellin, kontrolloni përbërjen e barnave dhe kozmetikës të cilët i përdorni. Nëse barnat përmbajnë substanca fototoksike, mos harroni ta reduktoni ekspozimin ndaj rrezeve UV dhe ta rrisni faktorin mbrojtës ose të provoni ta zëvendësoni me ndonjë produkt tjetër i cili nuk është foto i ndjeshëm.

Disa nga barnat më të shpesht fotosenzitiv përfshijnë:

– barnat për trajtim të akneve(sidomos retinoide)
– antihistaminet
– barnat antiinflamatore jo steroide
– dia antibiotik(si tetraciklin dhe fluorokinolon)
– barnat kundër infeksioneve këpurdha
– antidfiabetikët oral
– diuretikët
– mjetet për qetësim(barnat kundër shqetësimit, nervozës dhe anksiozitetit)
– antidepresivët triciklik

Alergjia e diellit te fëmijët

Në ditët e ngrohta, me diell, të gjithë gëzohemi, kurse më së shumëti fëmijët.A mund të kënaqen me “lojërat pakufi” në diell?Për shkak të aletgjive në diell, me rëndësi është t’i kushtohet vëmendje rrezitjes së fëmijëve. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm edhe daj djegieve nga dielli sepse kanë lëkurë të hollë, të ndjeshme, shumë më e ndikueshme ndaj efekteve dëmtuese të rrezeve UV. Prandaj, shkuarja në ranishte rekomandohet në periudhën mes orës 9-11. Fëmijët në plazh duhet të jenë të roba tëlehta dhe të qëndrojnë në hije të rëndë. Poashtu, fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diellë më shumë se 15 minuta.Fëmijët e vegjël nën moshën 6 mujore aspak nuk duhet të ekspozohen në diell. Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktoj jo vetëm alergji por edhe diegie serioze te fëmijët.Alergjia e lëkurës te fëmijët mund të shkaktohen edhe nga kremërat me faktor UV. Prandaj, me kujdes përdorni ata. Te fëmijët më shpesh paraqiten fashat e imëta që shkaktohen nga ekspozimi ndaj diellit, por poashtu edhe nga uji i detit dhe nga djersitja e tepërt.

Mbrohuni nga dielli në mal

Qëndrimi në mal me fëmijët kërkon edhe më shumë kujdes sepse me rritjen e lartësis rritet edhe rrezatimi UV: rreth1.000 metra rritet rreth 15%, kështu ka mundësi të mirë për djegie më shumë në mal se në plazh.

Nuk ekziston mbrojtje universale

Për shkak të paraqitjes së vrimave të ozonit, rriten edhe sasirat e rrezeve të dëmshme UB, për çka edhe kremërat me faktor mbrojtës prej 50 ose më shumë nuk do të na sigurojnë rrezitje të rehatshme. Vlera e këtyre faktorëve bën fjalë vetëm për kohën kur të lyer mirë mund ta kalojmë në diell pa skuqje të lëkurës, në raport me rrezitjen pa mbrojtje që zakonisht është 10deri20 minuta.

 Si gjthmonë, bari ose ilaçi më i mirë për alergjinë e diellit është prevenimi.

Këshilla për mbrojtje nga dielli

Faktori më i rëndësishëm për parandalimin e reaksioneve alergjike të diellit është ekspozimi i ndërgjegjshëm ndaj diellit, gjegjësisht evitimi i rrezitjes kur indeksi UV është më i lartë në periudhën nga ora 10 deri17.

– Nëse tashmë rrezitni, sidomos nëse jeni rrugës, duhet të ekspozoheni gradualisht ndaj rrzeve të diellit dhe gradualisht ta përshtatni lëkurën
– Përdorni faktorë mbrojtës çdo dy orë.
– Duhet menjëherë të pushoni me rrezitje me shenjat e para të alergjisë.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut?

Nëse paraqitet ndonjë reaksion i butë alergjik, simptomet qetësohen me përdorimin e kompresave të ftohta dhe masave konvencionale për mbrojtje nga rrezet UV.Nëse simptomet janë më intenzive, atëherë duhet të paraqiteni te mjeku.

 Ushqimi para dhe pas rrezitjes mund të ndihmoj në prevenimin e saj

 Gjatë verës, nevojitet konsumi i ushqimit që lehtë ndihmon ftohjen e trupit.

Në ushqim së paku dy herë në javë të konsumohet peshk detit.Ajo është e pasur me omega 3 acide yndyrore që kanë fuqi mahnitëse dhe stimulojnë funksionimin e barazpeshuar të mbrojtjes së organizmit nga ndikimi i jashtpm.Kjo jo vetëm që do ta pengoj ose do t’i lehtësoj simptomet alegjike, por edhe pozitivisht do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm.

Pemët dhe perimet e kuqe dhe të portokallta

Ekspertët rekomandojnë se vetëm katër domate në ditë (ose dy gota lëng domatesh) mund ta pengojnë reaksionin alergjik. Nëse tashmë ka ndodhur alergjia e diellit, ajo në masë të madhe do t’i liroj iritimet e pakëndshme dhe kruarjen. Për tiparet e tyre meritor janë pigmenti likopen, i cili poashtu gjendet te shalqini dhe te grejpfruti i kuq.Jini të sigurt se nëse përfshini në ushqimin tuaj perime si lakër,lakër jeshile,lulelakërdhe brokoli– me siguri do t’i pengoni ose do t’i zbusni vështirësitë e shkaktuara nga alergjitë e diellit.

Ajo që është më me rëndësi, ju dhe fëmijët tuaj duhet të konsumoni shumë lëngje që ta shmangni dehidratimin.

Në vend të pijeve të gazuara, stimuloni fëmijët tuaj të konsumojnë ujë. Poashtu, mund të bëni edhe limonadë freskuese. Pemët e freskëta dhe lëngjet freskuese të pemëve janë të shkëlqyer për ditët e nxehta verore, dhe gjithsesi edhe fëmijët i pëlqejnë shumë. Nxisni fëmijët që të konsumojnë më shumë pemë, bëni një pjatë atraktive duke prerë forma të ndryshme të shalqinit të ftohtë, pjepërit, mollës ose portokallitEvitoni ushqimin e skuqur dhe me erëza, sepse ushqimet e tilla edhe më tej do ta rrisin temperaturën e trupit.