ANKSIOZITETI

ANKSIOZITETI

Në rrethanat e jetës me tempo të shpejtë, ndryshimet e shpejta teknologjike, shqetësimi për çështje ekopnomike si dhe krizat globale sociale shoqërore detyrojnë paraqitjen e gjendjes së anksiozitetit vazhdimisht e më shpesh Të dhënat e këtilla janë edhe më shqetësuese sepse personat anksioz nuk e konsiderojnë mjaftë seriozisht gjendjen e tyre për të kërkuar ndihmë prfoesionale.

Çka në fakt paraqet anksioziteti
Anksioziteti është ndjenjë e shqetësimit të përgjithshëm, frikë e paqartë pa ndonjë arsye të qartë të jashtëme, tension psikomotorik dhe bregosje. Anksioziteti manifestohet me anë të shumë simptomeve fizike dhe psiqike të cilat përjetohen si të pakëndshme, por shpesh paraqiten edhe në kombinim me sëmundje tjera, sidomos me depreisonin. Specifike për anksiozitetin është se më shpesh motivohet dhe nuk ka të bëj me ndonjë objekt, ndodhi ose person konkret. 

Nocioni anksiozitetshpesh ngatërrohet me nocionin frikë. Por, sërish bëhet fjalë për dy dukuri plotësisht të ndryshme dhe me rëndësi është të bëhet dallim mes tyre. Anksioziteti është përjetim i ndryshëm kualitative nga frika dhe paraqitet kur personi nuk mund të ballafsqohet me rrezikun.

Te frika rreziku është racional, sepse objekti ose dukuria dukshëm perceptohen dhe mund të identifikohen, kurse te anksioziteti nuk ekziston objekti ose burimi i perceptuar me vetëdije që paraqet rrezik dhe i njejti mbështetet mbi pritshmërinë se do të ndodh diçka e keqe ose e rrezikshme.  Koncepti për mundësi të pakufizuara për sajimin e dukurive të mundshme paraqet një burim të pashtershëm për anksiozitetin.

Arsyet?

Arsyeja e përpiktë për anksiozitetin nuk dihet, por ekzistojnë shumë faktor të cilët mund ta nxisin anksiozitetin. Rëndësi luajnë faktorët gjenetik, proceset biokimik në tru dhe ndikimi i mjedisit. Traumat e ndryshme ose momentet shqetësuese gjatë jetës, vdekjae ndonjë të afërmi, divorci, ndërrimi i vendit të punës, ndërrimi i vendit të banimit- mund të shkaktojnë anksiozitet.

Simptomet e naksiozitetit

Manifestimi fizik i anksiozitetit më shpesh ndodh nëpërmjet: punës së përshpejtuar të zemrës; hipertensionit; frymëmarrjes së përshpejtuar ose e cekët; pështjelljes ose tharjes së gojës; skuqjes dhe djersitjes; dridhjes; dëmtimet gastrointestinale, tendosjes muskulore; humbjes së frymëmarrjes dhe ndjenjës së asfiksimit; vështirësitë me gëlltitjen („therra në fyt“), ndjenja e ligështisë, etj.
Shenjat psiqike për anksiozitetin janë: humbja e lehtë e durimit; vështirësi për gjumin; vështirësi me koncentrimin; pritja e vazhdueshme e ndodhive negative nga çdo situatë në jetë; obsesioni, nevoja për ikje, fshehje ose shmangie nga detyrat, etj.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj:
Jo gjithmonë dita e keqe ose periudha me shqetësim paraqet gjendje anksioze. Por nëse shumica e simptomeve të cektura paraqiten më shumë se gjashtë muaj, me siguri bëhet fjalë për dëmtim anksioz dhe ndihma dhe këshillat nga mjeku janë të rëndësishme për diagnostifikimin dhe parandalimin e problemit.

Trajtimi për anksiozitetin

Për të përmirësuar cilësinë e jetës së personit me anksiozitet, shumë është me rëndësi njohje e hershme e anksiozitetit dhe trajtimi i përshtatshëm profesional. Trajtimi profesional në fazat e hershme ndihmon që të pengohen disa pasoja më të rënda siç janë depresioni, keqpërdorimi i alkoolit, substancat psikotropike dhe të tjera.

Ekzistojnë shumë qasje psikoterapeutike si terapia Geshtalt, terapia kognitive-behaviorale, terapia familjare dhe të tjera të cilat mund të ndihmojnë që ta tejkaloni këtë gjendje anksioze. Sipas dëshirës, sipas vlerësimit të personit profesional, në trajtim mund të përfshihet edhe terapia medikamentoze, gjegjësisht përdorimi i anksiolitëve dhe antidepresivëve.

Vetëm-trajtim
Në disa raste, anksioziteti mund të shërohet në shtëpi pa mbikëqyrjen e mjekut. Por, kjo mund të kufizohet te periudhat më të shkurtëra të anksiozitetit dhe për arsye të qarta.

Ekzistojnë disa ushtrime dhe aktivitete të cilat rekomandohen:

Trajtimi i stresit:Të mësuarit si ta menaxhojmë stresin mund të ndihmoj që t’i kufizojmë sfiduesit e mundshëm. Kujdesuni për shtypjet dhe afatat kohore, krijoni listë të prioriteteve për t’i bërë detyrat më friksuese më të realizueshme.

Teknikat e relaksimit:Aktivitete të theshta mund të përdoren që të liroheni nga shenjat mentale dhe fizike të anksiozitetit. Ata përfshijnë meditimin, ushtrimet për frymëmarrje të thellë, banjo të gjata, pushim në hapësirë të errët dhe joga.

Mënyrë e shëndosh e jetës:Mbatja e aktivitetit, të ushqyertit të duhur, dalja në natyrë, koha e kaluar me familjen dhe miqt, janë shumë të dobishme për reduktimin e anksiozitetit dhe për përmirësimin e gjendjes suaj të përgjithshme. Përdorimi i përbërësve natyror si: çaji prej kamomile, çaji i gjelbërt, sumbullare, livanda, valerian, balsam mund t’ju ndihmojnë shumë që t’i qetësoni mendimet tua.
Sportimi dhe aktiviteti fizik poashtu mund ta përmirësojnë fotografinë që e keni për vetvete dhe t’i lironi komponentet kimike në tru që shkaktojnë ndjenja pozitive.


Mësohuni të ballafaqoheni
Ballafaqimi dhe kërkimi i arsyes së vërtetë ndoshta është çelësi për trajtimin e anksiozitetit. Asnjëherë mos u dorëzoni me shenjat e para të dobësimit. Gjeni arsyen! Gjeni se çka ka shkaktuar sulmet dhe mësoni se si t’i transferoni mendimet negative në gjëra pozitive.