Arrat indiane kanë prejardhje nga Brazili, por sot më së shumti prodhohen në Indi, andaj njihen edhe si “arra indie“. Arrat indiane nuk është kokërr por farë e frutit. Si produkt, njihet në tërë botën për shkak të shijes së saj dhe për shkak të dobive të saj shëndetsore.Për dallim nga kokërrat tjera, arra indiane është e butë dhe me shije të ëmbël. Përveç në ëmbëlsira, jep shije të shijshme dhe ushqimeve të njelmëta, sallatave të ndryshme dhe aditiveve.Në vendin tonë është shumë e njohur edhe si “ushqin i lehtë“, por nëse merret në formë të njelmët dhe të skuqur nuk jep shumë materie ushqyese.Më së miri është nëse konsumohet e thatë, e gatuar në qumësht ose lehtësisht e skuqur. Nga arra indiane mund të përgatisni majonez vegjetarian, i cili është më i shëndetshëm se majonezi industrial.Përmban kalium, por është ideal edhe për ata që kanë shtypje të lartë të gjakut. Arrat indiane përmban zink, i cili e përforcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftën kundër infeksioneve. Përmban sasira të mëdha të magnezit, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, të muskujve dhe të sistemit nervor.