Bimët që stimulojnë rritjen e flokëve

Bimët që stimulojnë rritjen e flokëve

Nuk ka asnjë bar magjik që do të stimulojë rritjen e flokëve brenda natës, por ka 4 bariëra të fuqishëm që janë vërtetuar se përshpejtojnë rritjen e flokëve, duke e bërë atë më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Rozmarina – një bar që i jep gjallëri dhe shkëlqim flokëve, por gjithashtu ndihmon në luftimin e zbokthit i cili njihet për përshpejtimin e rënies së flokëve. Nëse nuk mund të gjeni një produkt me rozmarinë në përbërje, atëherë përgatitni vetë ujë për shpëlarje. Përdorni disa gjethe dhe ziejini në ujë për 10 minuta. Kullojeni ujin dhe sapo të ftohet, hidheni në flokë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Kamomili – në të njëjtin parim si rozmarina, uji i bërë nga kamomil natyral është i shkëlqyeshëm për të shpëlarë flokët tuaj për të qetësuar kruajtjen e kokës dhe rënien e flokëve.

Vaji i mështeknës – mund të përzihet me shampo ose të kombinohet me vajra të tjerë. Aplikohet në lëkurën e kokës, por edhe në vetë flokët. Vaji i mështeknës përshpejton rritjen e flokëve, por gjithashtu stimulon rritjen e flokëve të rinj.

Xhinko – përdoret për të stimuluar gjëndrat e flokëve. Bima ndikon më së shumti në qarkullim, gjë që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve të rinj dhe të përmirësuar.