BRAKTISJA E PELENAVE – A është dhe kur është fëmiju juaj gati?

BRAKTISJA E PELENAVE – A është dhe kur është fëmiju juaj gati?

Dalja nga pelenat është edhe një pjesë e fazave nëpër të cilat duhet të kaloj secili prind.Rrallëherë kjo punë e madhe kalon pa vështirësi ose dilema se kur, si dhe çka duhet të bëjmë.Dalja nga pelenat është proces i cili më së shpeshti zhvillohet për një kohë më të gjatë kohore dhe din të jenë edhe i dhëmshëm, por edhe ëshprues, por kyçe është durim dhe qetësi.

Kur duhet të përshëndeteni me pelenat?

Edhepse nuk mund të jepet ndonjë përgjigje definitive, sepse secili fëmij zhvillohet ndryshe prej njëri tjetrit dhe në kushte të ndryshme, më shumë fëimjë tregojnë shenja të gatishmërisë për përdorimin e oturakutdhe për largim nga pelenat në moshën 18-24 mujore.
Disa këshilla praktike të cilat mund të jenë të dobishme që ky proces të kaloj pa turbulenca më të mëdha:

Mos bëni asgjë me me dhunë“!

Përshëndetja me pelenat duhet të bëhet në parneritet me fëmijun tuaj. Së pari, kontrolloni nëse fëmiju juaj është i gatshëm që të braktis pelenat. Me rëndësi është që fëmiju të mund të komunikon për nevojat e veta.Kjo mund të jetë me fjalë, tinguj, grimasa të fytyrës ose me lëvizjen e trupit.Shtypja që fëmiju të braktis pelenat mund vetëm të krijon rezistencë plotësuese te fëmiju.Përveç kësaj, mund të krijohen asociacione negative te fëmiju që kanë të bëjnë me kryerjen e nevojës të cilat më vonë shumë vështirë mund të largohen ose të krijohet rezistencë kundër kryerjes së nevojave fiziologjike.

Mos vendosni afate!

Fëmijët e vegjël nuk kanë koncept për kohën dhe nuk vendosin ndaj afateve të përcaktuara. Gjithmonë mbani pritshmësi reale.Secili fëmijë ka individualitet dhe temperament të veçantë dhe për shkak tëkësah nuk ekziston ndonjë metodë e caktuar premtuese në tre hapa e cila do të jetë e përshtatshme për të gjithë. Programat e këtilla, të cilat kanë afate kohore, më shpesh përmban masa ndëshkuese të caktuara, nuk janë fleksibile dhe më shpesh i ushtrojnë prindërit se sa fëmijët e tyre. Prandaj shkaktohen frustrime kur afatat e paracaktuara nuk respektohen.

Përdor tesha me të cilat fëmiju gjindet me lehtësi

Harroni komplikimet e koklavitura të teshave. Zgjedh teshat të cilat shumë lehtë zhvishen; pantollona, tuta, fustane, pantollona të shkurta. Nëse është nxehtë, lejoni fëmiju të vrapon me tesha të brendshme, ose, plotësisht lakuriq. Në këtë mënyrë, më lehtë do ta përvetësoj shkathtësinë e tij të re.

Nëse i shpërton“, mos bëni panik!

Largimi i pelenave pa dyshim është proces natyror.Situatat natyrore, poashtu, janë plotësisht normale, dhe kur shfaqen, ata janë vetëm pjesë e procesit.Theksimi i tepërt i ndodhive të pakëndshme mund të na shpien vetëm te vështirësi të reja.Në situata të këtilla, me rëndësi është që të ngelemi plotësisht të qetë, që të mos manifestojmë nervozë ose agresivite. Shumë është me rëndësi që ta anagazhoni fëmijun gjatë pastrimit dhe të tentoni ta bindni se gjërat të tilla ndodhin, por radhën tjetër vendi i duhur është toaleti ose oturaku.
Lëvdrojeni për çdo përdorim të suksesshëm të oturakut, por asnjëherë mo e ndëshkoni për gabimet. Me entuzijazëm dhe me ngazëllim lëvdrojeni fëmijun tuaj gjithmonë kur do ta kryen nevojën në toalet ose në oturak.

Mos këshoni pe para presioneve!

Shtypjet ose presionet mund të burojnë nga shumë anë.Nga gjyshi dhe gjyshja, nga miqtë, tezet, madje edhe nga bashkëshorti. Mos harroni se të gjithë janë plotë me mençuri dhe e dinë mënyrën më të lehtë.Sërish,ky është vetëm proces si gjiuthë proceset tjera. Të gjitha në kohën dhe mënyrën e vetë i cili është më i përshtatshëm, për vëmijun tuaj.Parandaloni garimin me prindërit tjerë, sepse ky garim nuk përfundon këtu. Fëmijun tuaj e presin edhe puntë tjera të cilat duhet të përvetësoj.

Asgjë nuk ndodh brenda natës

Disa fëmijë kalojnë nga pelenat në oturakpër disa javë, kurse disa të tjerëve ju nevojiten 7-8muaj. Mos prisin përparim të shpejtë dhe bëhuni gati për gëtë.Ngelni pozitiv dhe me durim kalonin përë proces, gjithmonë duke i kujtuar fëmijut se sa krenar jeni për ë arriturat e tij të vogla, por të rëndësishme.

Mos e injoroni frikën te fëmiju!

Gjatë procesit të largimit nga pelenat, fëmijët mund të zhvillojnë frika, të cilat mund të jenë njëlloj të mëdha si frikat te të rriturit. Nëse fëmiju përjeton madje edhe vetëm një përvojë të keqe në toalet (zhurmë nga uji, rrëshqitje në pllaka, etj.), kjo mund ta këtheh disa hapa mbrapa.Disa fëmijë kanë probleme me hudhjen endryrësirës. Prandaj, bëni kujdes. Bisedoni me ata dhe kini kujdes që fëmiju të mos ndjehet i turpëruar ose i nënçmuar. Mos harroni se për shumë fëmijë pelenat paraqesin një lloj sigurie. Kjo është koha kur fëmijët janë intim me fëmijët dhe kujdesen për nevojat e tyre.Ndonjëherë fëmijët kanë nevojë për afërsinë tuaj. Mundohuni që t’ju kushtoni më shumë kujdes dhe butësi.

Ska nevojë për sqetësim

Ndoshta ju mërzit fakti që vetëm fëmiju juaj ende mban pelena.Por s’ka vend për panik. Ndoshta do të zgjas edhe pak, por sërish, në fund fëmiju juaj me ndihmën tuaj do të arrij në mënyrë të pavarur të prëdoroturakun, kurse më vonë edhe toaletin. Është e pabesueshme por fëmiju juaj do të niset për në shkollë pa pelena.

Shenjat që tregojnë se fëmiju juaj është i gatshëm të largohet nga pelenat:

  • ju tregon se patjetër ta kryej nevojën me fjalë, tinguj, grimasa në fytyrë ose me shtrëngimin e trupit(ulja galiç, vendosja e dorës në organet gjenitale);
  • nuk i duron pelenat e lagështa ose të ndyra;
  • tregon interes për oturakundhe për kuaskën e toaletit;
  • mund të ndjek disa udhëzime bazë;
  • dëshiro të filloj të mbaj brekë;
  • pelenat i ka të thata pothuaj dy orë gjatë tërë ditës;
  • mund vetë t’i ul pantollet dhe ulet dhe ngritet vetë në oturak.

Njoftojeni fëmijun me oturakundhe qëllimin e tij.Nëse keni mundësi, zgjedhni oturakuntë cilin do ta pëlqen fëmiju juaj, për shembull, me personazhin e tij të preferuar nga filmat vizatimor. Inkurajoni fëmijun që të ulet mbi oturakun, me ose pa pelena.