Çfarë në kohën e lirë? Babylon, film

Çfarë në kohën e lirë? Babylon, film

Një film për të gjitha shqisat, një film që bashkon historitë e ndryshme të aktorëve të cilët përpiqen të krijojnë në Hollivudin e hershëm. Ulje dhe ngritje të nxitura nga ambicia e madhe, por edhe shthurja në një epokë filmike, për të cilën flitet shumë pak.

Kjo epikë origjinale zhvillohet në vitet e arta 1920 në Los Anxhelos, periudha kur industria e filmit po kalonte nga epoka e heshtur në epokën e regjistrimit të tingullit. Skenaristi dhe regjisori Damien Shazell premton një spektakël të vërtetë audiovizual dhe një kastë fantastike aktorësh të përbërë nga Bred Pit, Margot Robie dhe Diego Kalva.