ÇFARË NË KOHËN E LIRË? Film, Ferrari

ÇFARË NË KOHËN E LIRË? Film, Ferrari

Një tjetër film biografik kushtuar Enzo Ferrarit, shoferit dhe sipërmarrësit legjendar. Gjatë verës së vitit 1957, perandoria e automobilave të Enzo Ferrarit (i luajtur nga Adam Drajver), të cilën ai e ndërtoi 10 vite më parë me bashkëshorten e tij Laura, është në prag të falimentimit. Në të njëjtën kohë, Enzo Ferrari po përballet edhe me probleme private dhe po lufton me rivalin e tij Maserati për dominim në pistën e garave.

Regjisori Majkëll Man paraqet me mjeshtëri skenat emocionuese të garës legjendare të “Një mijë milje nëpër Itali”, e cila shpesh ishte fatale për shoferët dhe spektatorët. Pikërisht kjo garë ishte mundësia fundit që Enzo Ferrari të ringrihet në këmbë, a do t’ia dalë vallë?