Çfarë në kohën e lirë? Film Glass Onion

Çfarë në kohën e lirë? Film Glass Onion

Pesë miq të vjetër janë të ftuar në shtëpinë e miliarderit Miles Bron, e cila ndodhet në një ishull grek. Të pestë e njohin Bron prej kohësh dhe secili prej tyre i detyrohet atij për famën dhe pasurinë. Akoma më interesante është se të gjithë kanë nga një arsye për ta vrarë.

Ngjarja kryesore e takimit është loja misterioze, e cila përfshin edhe vrasje, për këtë shkak është i ftuar edhe Benoit Blanc, detektivi më i mirë në botë. Rolet kryesore u përkasin Daniel Craig, Kate Hudson, Edward Norton – një kastë që premton mister të shkëlqyer, dramë dhe humor simpatik.