Çfarë në kohën e lirë? Film, Killers of the flower moon

Çfarë në kohën e lirë? Film, Killers of the flower moon

Një film i Martin Skorcezes me Leonardo Di Kaprio dhe Robert De Niro në rolet kryesore. Një histori e vërtetë që trajton temën e vrasjes misterioze të anëtarëve të fisit Osixh në Amerikë, në vitet njëzetë të shekullit të kaluar. Njerëzit, një nga një, vdesin në mënyrë misterioze sepse nën tokën ku ata jetojnë rrjedh naftë. FBI do të fillojë një hetim të madh që përfshin edhe Xhon Edgar Huver, kryetarin e byrosë dhe njeriun më të fuqishëm në ShBA. Aktorët luajtën së bashku për herë të fundit në vitin 1993 në filmin „This Boy’s Life“, ndërkohë u shfaqën në filmin e shkurtër të Skorcezes “The Audition”, për t’i parë më në fund në kryeveprën që shënoi vitin 2023. Kritikët e filmit thonë se kjo është performanca më e mirë e Leonardos në karrierën e tij të deritanishme.