Çfarë në kohën e lirë? Film, No hard feelings

Çfarë në kohën e lirë? Film, No hard feelings

Aktorja simpatike Xhenifer Lorens kësaj here do të përpiqet t’ju pushtojë përmes rolit të Medi-t, një gruaje të re që përballet me rrezikun për të mbetur e pastrehë. E dëshpëruar për të siguruar jetesën, ajo merr përsipër një punë të pazakontë: Të bëjë burrë introvertin 19-vjeçar Persi para se ai të niset për në kolegj.

Medi do të marrë një ofertë rroge të shkëlqyer, me një mandat vetëm për një verë, për një sfidë për të cilën është e sigurt që do ta arrijë pa asnjë përpjekje. Përmes situatave komike, Medi dhe Persi do të kalojnë të gjitha fazat e adoleshencës.