Çfarë në kohën e lirë? Love again, film

Çfarë në kohën e lirë? Love again, film

Një mesazh SMS krejtësisht i rastësishëm, do t’ia kthejë kuptimin e jetës vajzës së re Mira Rej. Pas vdekjes së të fejuarit të saj, Mira vazhdimisht do të dërgojë mesazhe romantike në celularin e tij, pa e kuptuar që numri i është dhënë një pronari tjetër, gazetarit simpatik Rob Barns.

Gazetari Rob u mahnit nga sinqeriteti i teksteve të bukura rrëfimtare të cilat Mira ia dërgon pa e ditur. Kur atij i caktohet të shkruajë për mega-populloren Celine Dion (e cila e interpreton veten në rolin e saj të parë filmik), ai kërkon ndihmën e saj për të gjetur Mirën. Do të ketë sukses në këtë, por a do të arrijë ai që të fitojë zemrën e saj të zhgënjyer?