Çfarë në kohën e lirë? Serial TV Dokumentar, Beckham

Çfarë në kohën e lirë? Serial TV Dokumentar, Beckham

Një dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së një prej gjigantëve më të mëdhenj të futbollit, Dejvid Bekam. Filmi zbulon detaje dhe gjëra pikante nga jeta private e futbollistit, deri tani të panjohura për publikun. Gruaja e tij, stilistja Viktoria Bekam, më në fund ka folur për periudhën e vështirë pasi Dejvid e tradhtoi në vitin 2003 me asistenten e tij të atëhershme Rebeka Lus. Seriali i përbërë nga 4 episode është plot me video magjepsëse dhe shumë të ftuar që flasin për djalin modest nga Anglia, i cili u shndërrua në një fenomen botëror të futbollit dhe reklamë në lëvizje. Një histori frymëzuese për ngritjet dhe uljet e një karriere, martese dhe familje.