Çfarë në kohën e lirë? SHIKONI FILMIN – Little Women

Çfarë në kohën e lirë? SHIKONI FILMIN  – Little Women

Ky është adaptimi i shtatë i romanit të vitit 1868 me të njëjtin emër nga autorja Louisa May Alcott. Këtë herë filmi ishte nën regjinën e Greta Gerwig. Filmi, i cili mund të përshkruhet si një dramë, ndjek jetën e katër motrave – Jo, Meg, Amy dhe Beth – në Konkord, Masaçusets gjatë shekullit të 19-të. Në një kohë kur zbatohen rregulla të ndryshme, të katër vajzat kishin vendosura të jetojnë jetën në mënyrën e tyre.