Çfarë në kohën e lirë? Srial Televiziv, The Sleepers

Çfarë në kohën e lirë? Srial Televiziv, The Sleepers

Viti 1989, në prag të Revolucionit Kadife, Mari dhe bashkëshorti i saj Viktor kthehen në shtëpinë e tyre në Çekosllovaki pas vitesh mërgimi. Pas një aksidenti automobilistik, Mari zgjohet nga koma pa asnjë shenjë të Viktorit. Mari do t’i përkushtohet hetimit për të gjetur Viktorin, pavarësisht asaj që ndjen se edhe ajo vetë është në rrezik. Pasi të mësojë se zhdukja e të shoqit është e motivuar politikisht, komplikimi i jetës së saj do të kulmojë edhe më shumë. Seriali është xhiruar në dy vende, Pragë dhe Londër dhe për të kapur autenticitetin e ngjarjeve, regjisori do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me një operativ të njohur të CIA-s, ekspert në teknologjinë e spiunazhit.