Çfarë në kohën e lirë? The Whale, film

Çfarë në kohën e lirë? The Whale, film

Aktori Brendan Frejzer e luan rolin e Çarlit, një mësues i gjuhës angleze që përpiqet të lidhet me vajzën e tij adoleshente е cila është larguar. Por, ky nuk është problemi i tij më i madh, ai është vazhdimisht i mbyllur në shtëpi, në trupin e tij mbipeshë. I vetëdijshëm se koha e tij po mbaron, Çarli do të përpiqet me gjithë zemër dhe humor të theksuar të përballet me traumat e varrosura tashmë prej kohësh të një dashurie të pashprehur, që e kanë përndjekur për dekada të tëra. Brendan Frejzer pësoi një transformim serioz të pamjes së tij fizike për këtë rol, por në të njëjtën kohë ai dha një performancë të jashtëzakonshme që nuk lë askënd indiferent. Prova më e madhe për këtë është çmimi Oskar që ai fitoi për rolin kryesor mashkullor.