Çfarë thotë pamja për shëndetin tuaj?

Çfarë thotë pamja për shëndetin tuaj?

FLOKËT

TESTShkuleni një qime nga prapa veshëve, por nga brendësia e flokëve. Zgjateni qimen duke e mbajtur në të dy skajet. Nëse shqyhet 3 cm nën rrënjë, flokët mund të jenë në rrezik.
SHKAQETStresi ngre nivelin e kortizolit, i cili rrezikon vitaminën B12 (trupi fillon të shfrytëzojë rezervat e vitaminës në mënyrë që të lehtësojë efektet anësore të mbidozës së kortizolit). B12 merr pjesë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat nga ana tjetër sigurojnë oksigjen për flokët. Nëse vitamina thithet vazhdimisht nga flokët, ato do të bëhen të brishta për një kohë të shkurtër.
ZGJIDHJAKontrolloni nivelin e kortizolit përmes ndryshimeve të vogla siç është ngrënia më pak e ëmbëlsirave dhe ushtrime 3 herë në javë.

LËKURA

TEST Lani fytyrën në mëngjes dhe shmangni lyerjen me krem. Pas 1 ore, shtypni një faculetë letre midis vetullave tuaja për vetëm disa sekonda. Përsëriteni procedurën një orë para se të shkoni në shtrat. Nëse vëreni shumë vaj në faculetë, atëherë bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht një lloj lëkure.
SHKAQETProdhimi i përshpejtuar i vajit është për shkak të çekuilibrit hormonal. Lëkura jashtëzakonisht e yndyrshme shpesh është rezultat i dihidrotestosteronit të tepërt, i cili stimulon prodhimin e sebumit. Nëse keni një cikël të parregullt menstrual ose vëreni flokë në zona të tilla si mjekra, kontrolloni hormonet.
ZGJIDHJANë varësi të rezultatit, mjeku juaj do të përshkruaj ilaçe të përshtatshme, më së shpeshti kontraceptivë ose spironolakton – një diuretik që rregullon presionin e lartë të gjakut, por dermatologët e japin atë sepse bllokon prodhimin e testosteronit.

THONJTË

TESTAplikoni llak sa më afër kutikulës sa të jetë e mundur dhe vëzhgoni rritjen e thonjëve. Prisni një muaj, pastaj bëni një krahasim me pjesën e rritur. “Studimet tregojnë se thonjtë e shëndetshëm rriten 3.5 milimetra në 30 ditë”, thotë dermatologu Dana Stern.
SHKAQETRritja e ngadaltë e thonjëve zakonisht vjen nga qarkullimi i dobët. “Nuk është e vërtetë që thonjtë duhet të marrin frymë nëpër sipërfaqe; ato furnizohen me oksigjen dhe lëndë ushqyese përmes gjakut”, shpjegon doktor Stern. Qarkullimi i dobët mund të jetë për shkak të një stili jetese të ulur ose për shkak të tendencës që arteriet të kontraktohen nën ndikimin e stresit ose të ftohtit.
ZGJIDHJAPërveç aktivitetit të detyrueshëm sportiv, duhet të përfshini masazh të pëllëmbës në stilin e jetës tuaj në mënyrë që të stimuloni qarkullimin. 

NËNSYTË OSE QESET LAKRIMALE

TEST Lejoni vetes 8 orë gjumë gjatë fundjavës, nëse zgjoheni përsëri të hënën në mëngjes me rradhë të errët rreth syve tuaj, atëherë është koha për të ndryshuar dietën tuaj.
SHKAQETRrethet e errëta mund të jenë një simptomë e anemisë. Nëse keni më shumë probleme me ënjtjen, atëherë fajësoni natriumin në ushqim. Trupi e mban ujin, veçanërisht nën sy, nëse e teproni me zgjedhje të kripura.
ZGJIDHJENëse jeni anemik, mungesa e hekurit trajtohet me shtesa dhe një menu të pasur me minerale – brokoli dhe gjethet jeshile. Për qeskat e fryra – ecja e shpejtë ose kërcimi do të stimulojnë kullimin limfatik dhe lëshimin e lëngut të tepërt.