Çiklizmi – jeta në dy rrota

Çiklizmi – jeta në dy rrota
Çiklizmi në përgjithsi vlerësohet si model shumë efikas dhe efektiv për transport, ideal për distanca të shkurtëra ose mesatare. BiçiklizmI ngadal por sigurt e merr primatin e mjetit për transport të shpejtë, të lirë dhe alternativ. Përveç kësaj, biçiklizmi është sport, kurse biçikleta– hallkë për sport, rekreacion, shoëqri dhe për aventura.
  • Sport pa kufizime
    Biçiklizmi, në esencë, është sport aerobik me të cilin mund të kënaqen njerëz të moshave të ndryshme. Kështu, kufizime të moshës pothuaj edhe nuk ekzistojnë. Ai mund të jetë serioz, por në të njejtën kohë edhe argëtues dhe mënyrë e lirë për rekreacion dhe aventurizëm. Biçiklizmi si formë e aktivitetit sportiv sjell shumë dobi shëndetsore për trupin e njeriut. Mes dobive më të rëndësishme që sjell vozitja e biçikletës, do të ndjamë këto:

    –  sistem të shëndosh kardiovaskular
    –   fuqi dhe fleksibilitet më të madhe muskulore
    –   përmirësim të lëvizshmëris së nyjeve
    –  ulje të stresit
    –  përmirësim të lëvizjes dhe kordinimit të trupit
    –  përforicim të eshtrave
    –  ulje të yndyrërave të trupit
    –  imunitet të përmirësuar dhe prirje më e ulët ndaj sëmundjeve
    –  koncentrim më të mirë dhe fokus më të madh mental
    –  ulje të anksiozitetit dhe depsionit

  • Mjet transporti dhe mik i mjedisit
    Përveç kësaj, biçiklizmi si mjet transporti sjell shumë të mira shoqërore dhe individuale.Biçiklizmi në përgjithsi konsiderohet si model shumë efektiv dhe efikas për transport,ideal për distancë të mesme dhe të shkurtër. Biçikletat sigurojnë shumë dobi krahësuar me mjetet motorike, duke përfshirë edhe uljen e shpenzimeve të karburantit fosil,ndotje më të vogël të mjedisitdhe më pak zhurmë në qytete, rrëmujë më të vogël, parkim më të lehtë dhe vozitje më të lehtë. Te këto përparësi, gjithsesi bëjnë pjesë edhe shpenzimet e ulëta finciare, si për shfrytëzuesin ashtu edhe për shoqërinë si tërësi.

    Rreziqet dhe ekspozimi i ndotjes enorme

    Një shqetësim i cili shpe
    sh haset (si nga disa biçiklistë, ashtu edhe nga disa që nuk ngasin biçikletë) është siguria e biçiklistëve në rrëmujën në qytet, sidomos në mjediset me infrastrukturë të pazhvilluar sa duhet për biçiklizëm. Për shkak të kësa, përgjegjësia dhe respektimi i shenjave të trafikut është me rëndësi të madhe për lëvizje të sigurtë në mjediset urbane, por edhe jashtë tyre. Shumë aktuale është edhe ekspozimi ndaj ajërit të ndotur. Por, disa studime tregojnp se pikërisht biçiklistët janë më pak
    të ekspozuar ndaj ajërit të ndotur në raport me vozitësit e ngecur në veturat e tyre. Megjithatë, edhe në këtë rast rekomandohet që në raste me ndotje shumë të lartë të përdoren maska mbrojtëse dhe ushtrimet e planifikuara të jenë me intenzitet mesatar.

 

  • Ana argëtuese e biçiklizmit
    Përveç të mirave shëndetsore, ekonomike dhe shoqërore, biçiklizmi ka edhe anën e vetë argëtuese. Në pjesën në vijim do të numërojmë disa fakte zbavitëse për biçikletat:
    –  biçikleta më e madhe tandem është me 35ulëse dhe është më i gjatë se 20m
    –  në hapësirën e njejtë që e zen një automobil mund të vendosen pothuaj 15 biçikleta
    –  shpenzimet për mirëmbajtjen e biçikletës janë20 herë më të ulëta në raport me shpenzimet për mirëmbajtjen e veturës
    –  nëse rritet numëri i biçiklistave trefish, normale fatkeqsive me motoçiklistë do të reduktohet për 50 %
    –  në botë në vit prodhohen rreth100 milion biçikleta
    –  fjala„biçikletë“ishte shpikur në 1860-tat
    –  gara„Tour de France“së pari herë u mbajt në vitin 1903
    –  në Kinë përdoren më shumë se 500 milion biçikleta
    –  biçiklisti më i shpejt është Amerikani Xhon Hauard
    – në botë ka dyfish më shumë biçikleta se sa automobila
    – fëmijët të cilët shkojnë me biçikletë në shkollë tregojnë rezultate më të mira në klasë

    Udhëtari i cili deri në punë nget biçikletë8km, katër ditë në javë, u shmanget 3220 km vozitje në vit, që është ekuivalente me 380 l benzin të kursyer dhe shmang 750 kg emisione tëСО2. Vetëm25 minuta ushtrime aerobike, siç është biçiklizmi, e përmirëson të menduarit kreativ dhe e rrit motivimin për punë.