Çorbë e bardhë me perime

Çorbë e bardhë me perime

Përbërësit e nevojshëm:
1 kokërr qepë
2 karrota
150 g patate
150 g bizele
majdanoz
1 maze/ajkë
kripë, piperi zi, erëzë, vaj

Përgatitja:
Qepën e presim në pjesë të imëta dhe e skuqim në vaj. Shtoni edhe pjesën e mbetur të perimeve, poashtu të grirë (përveç majdanozit), skuqni pak dhe shtoni ujë. Zijeni pothuaj15 minuta. Rrihni ajkën ose mazen me pak ujë ose qumësht, shtojeni në çorbë dhe zijeni edhe disa minuta shtesë. Në fund, shtoni majdanozin.
Nëse dëshironi, 5 minuta para mbarimt mund të shtoni edhe gjethe të imëta të lule lakrës ose brokolit për shije dhe ngjyrë plotësuese.