DOMATJA mbreti i tryezës dhe i shëndetit

DOMATJA mbreti i tryezës dhe i shëndetit

Edhepse në hapësirat tona konsiderohet si perim, domatja (Lycopersicon esculentum), faktikisht, është pemë e cila me plotë të drejtë e meriton atributin „hyjnore“. Produkt shumë i dobishëm dhe i shëndetshëm, i begatshëm me materie ushqyese. Mund të përgatitet në shumë mënyra, parandaj është edhe pjesë përbërëse e ushqimit tonë.

Ka prejardhje nga Amerika Jugore dhe e Mesme, madje ishte kultivuar edhe në kohën e sundimit të Astekëve dhe Inkëve. Në Evropë, për së pari herë është sjellë në Spanjë dhe në Portugali, ka fundi i shek.XV.

Për shkak të vlerës së tij energjetike, ushqyese dhe shëruese, është bërë edhe sallatë , ushqim dhe slacë i npreferuar. Sot është pjesë e tryezës së përditshme mesdhetare, sepse kombinohet shkëlqyeshëm me shumë ushqime, si pastat, orizi, djathi, vezët, mishi dhe peshku. 

Domatja është pemë stinore, e cila kultivohet në periudhën maj-tetor, por duke ju faleminderuar oranzherive mund të gjendet edhe gjatë tërë vitit.

Përse domate?

Vlera e ulët kalorike në kombinim me vlerat e larta të materieve antioksidanse, duke përfshirë edhe likopenin, e bënë këtë produkt thjeshtë të përkryer. Likopeni është antioksidans i fuqishëm, i cili e ruan shëndetin e njeriut nga shumë sëmundje. Është meritor edhe për shkak të ngjyrës së errët të kuqe, që e bën edhe joshës. Trupi jonë nuk mund vetë të prodhoj likopen, prandaj nevojitet të konsumojmë domate me ushqime. Edhepse, edhe pemët dhe perimet e mbetura e përmbajnë këtë përbrës të rëndësishëm, asnjëra prej tyre nuk mund të krahësohet me domaten.

Minierë e vitaminave dhe mineraleve

Domatja është me pak kalori, e pasur me yndyrëra bimore, karbohidrate dhe vitamin А, B C, D, dhe K, kurse mineralet që paraqiten në domate janë; hekuri, kaliumi, magnezi,kalciumi, natriumi dhe fosfori. Përmban koncentrime të larta të liteinit, kripra minerale, acid klorogjenik, kofeinik dhe ferulin, si dhe shumë përbërës tjerë të dobishëm. Në sasira të vogla përrmban edhe minerale të rralla si mangan, bakër, bor dhe kobalt

Likopeni –përbërësi çudibërës i domates

Likopeni është përgjegjës për interesin e madh për studimin e domates. Për shkak të tij, realizohen vazhdimisht e më shumë hulumtime në temën mjekimi ose aftësia shëruese e domates. 

Është dëshmuar se konsumi i dozave të mëdha të likopenit mund të pengoj edhe kancerin në zorrën e trashë, kancerin në qafën e mitrës dhe shumë tumore tjera. Ndikon kundër alergjive, artritit, anemisë, astmës, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të enëve të gjakut, egzemave, muskulit dhe ligamentit të shtrëgnuar, e përforcon imunitetin, si mbrojtje e organizmit nga infeksionet dhe ftohjes. Është dëshmuar se ndihmon në prevenimin e tumorit të prostatës, prandaj rekomandohet te popullata meshkullore që të konsumohet dukshëm.

Lista e zgjeruar e sëmundjeve te të cilat rekomandohet domatja janë: migrena, osteoporoza, kolesteroli i rritur në gjak, katarakta dhe shtypje e lartë e gjakut.

Lëngu i domates e redukton rrezikun nga ngjizja e trombociteve dhe, me këtë mënyrë, pengon trombozën, sidomos te ato me diabet të tipit 2. Njihet se diabetikët kanë rrezik më të lartë nga krijimi i trombeve, i cili në periudhën e mëtejshme të sëmundjes konsiderohet si shkaktar më i shpesh  për infarktin në zemër dhe tru.

Miku më i mirë në luftën kundër plakjes

Duke ju faleminderuar koncentrimeve të larta të likopenit dhe vitaminës C, domatja, sipas mendimeve të hulumtuesve profesional, paraqet ushqimin më të mirë kundër sëmundjes. Këto dy përbërës përputhen plotësisht në luftën kundër radikaleve të lira, me çka likopeni i mban indet më të reja dhe më elastike, kurse vitamina C si antioksidans e përforcon imunitetin dhe e ruan organizmin nga infeksionet. Bashkarisht, likopeni dhe vitamina C, paraqesin eliksir të vërtetë për bukurinë dhe rininë. Likopeni poashtu është karotenoid, prandaj është mirë që të konsumohet në sasira më të mëdha edhe gjatë kohës së ekspozimit të lëkurës ndaj diellit.

Produkt tërëvjetor

Edhepse janë bimë me kultivim stinor,në hapsirat tona, mund të gjendet edhe gjatë tërë vitit në gjendje të freskët, por edhe si i konzervuar në forma të ndryshme. Më mirë është kur konzervohet pa aditive, sheqer dhe ngjyra artificiale, dhe përpunohet në mënyrë mekanike, pa nxehje. Nëse përgatitet në kombinim me vaj uliri, konsiderohet si eliksir i vërtetë. 

 Është interesant se është i shëndetshëm edhe në gjendje të gatuar (përgatitur), sepse gjatë përgatitjes, shfrytëzueshmëria e likpenit rritet, nuk zvogëlohet.

500 ml lëng domateje në ditë mjaftojnë që të fitohen dobitë nga likopeni. Një gotë në ditë, konsumi i rregullt i domates në ushqim ka potencial të madh që të na bëj më të shëndoshë dhe më të ri.